Mediat spanjolle shfryjnë pas eliminimit: Penallti të mallkuara!

1 Korrik 2018, 19:21Sport TEMA

Spanja është eliminuar nga Rusia menjëherë pas daljes nga grupet e Botërorit, duke konfirmuar faktin se ky turne është jashtë të gjitha parashikimeve.

Pas largimit të Gjermanisë, Portugalisë, Argjentinës është momenti i Spanjës që të largohet përpara kohe nga Rusia, edhe pse ishte një ndër favoritët kryesore për të triumfuar.

Kjo ngjarje e ditës së sotme është pritur në mënyrë aspak të mirë edhe nga ambienti sportiv spanjoll, që kanë mallkuar penalltitë për këtë eliminim.

“Marca” e ka hapur me titullin “Penallti të mallkuara” shkrimin për të pasqyruar atë që ndodhi në takimin e sotëm, ndërsa edhe “Mundodeportivo” njofton sportdashësit se furia e kuqe duhet të rikthehet në shtëpi falë humbjes së pësuar nga pika e bardhë.

4 komente në “Mediat spanjolle shfryjnë pas eliminimit: Penallti të mallkuara!”

  1. spartak says:

    Mos na çani kokën , spanjollë firauna . Mendja e modhe e zeza t’zot . 90 minuta keni bo ndeshjen ( se lojë JO ) ma t’qelbët në historinë e futbollit botëror , se ju duket vetja sikur keni kap qiellin me dorë me cic -mice . Ju nuk luajtët as futboll tamam , e jo më me diskutu për fitore kur nuk sulmuat e nuk bëtë për 90 minuta asnjë gjysëm goli . Rusët po , që luajtën , madje i bonë dy golat , edhe atë për ju . Ç’farë shonsesh keni humb mor amon . Ju dh…. federatën , që shkon e dërgon në kampionatin Botëror , skuadrën e pensionistave .

  2. 1 says:

    spanjen desh e mundi Maroku e tashti ben shamate pse e mundi Rusi. 5 ndeshje dhe vetem nje fitore eshte turp te qendroje ne kampionat.

  3. era says:

    Ky eshte denimi i Zotit per ju ngaqe nuk doni ta njihni Kosoven si shtetPrisni,prisni se ka akoma me shume per ju!

  4. KATALON GASHI says:

    ne te njejte dite Spanja e hoqi flamurin e Kosoves nga lijerat mediterane. Une aspak nuk e dua Rusine por 1000000000000 here me shume kisha deshire te humb spanja ,,,qe konsiderohet shtet demokratik, sepse Ruset jane te poshter sipas DEFAULt it…….

    Perndryshe Spanja eshte nje ekip i dobet…dhe nuk e meritoi as kalimin e grupit….dhe duhet te punohet qe ne kampionatin 2026 te Luaj edhe Katalonia……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje