Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë ka një propozim të veçantë: Të shpallim Januzajn personalitetin e vitit!

2 Korrik 2018, 09:54Sport TEMA

Gary Lienker është një figurë historike që lidhet ngushtësisht me Anglinë, pasi ish-sulmuesi ka arritur të drejtojë “Tre luanët” në rrugën drejt suksesit shumë kohë më parë.

Tashmë Lienker ka një mendim të veçantë, të cilin e ka shprehur nëpërmjet “Twitterit”, ku thotë se Januzaj duhet të jetë personazhi i vitit i shpallur nga BBC Sports.

Kjo, për të vetmen arsye, pasi mesfushori shqiptar shënoi golin që i shkaktoi humbjen Anglisë ndaj Belgjikës.

Nëse Anglia do të barazonte apo fitonte atë takim, atëherë skuadra e Southgate do të gjendej në grupin e ferrit, atje ku janë duke u eliminuar të gjitha Kombëtaret favorite të turneut.

Më parë Portugalia, Argjentina dhe tani Spanja, Lienker e kërkon Januzajn si personazhin e vitit.

Pak qesharake por ka edhe shumë vërtetësi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje