Brazili është çerekfinalisti i rrallës i Kampionatit Botëror duke bërë detyrën në sfidën e 1/8 përballë kombëtares së Meksikës.
“Seleçao” siguruan kualifikimin pas triumfit me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e zhviluar në “Cosmos Arena”.
Ai që vendosi kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Titte ishte sulmuesi brazilian Neymar që shënoi golin e vetëm të sfidës në pjesën e dytë.
45 minutat e para u mbylllën me rezultatin e bardhë 0-0, por rastet për shënim nuk munguan nga të dyja skuadrat.
Pjesa e dytë do të niste në mënyrë të duhur për Brazilin ku në minutën e 51-të, një depërtim mjaft i bukur në zonë i Ëilliam që dhuron një asis perfekt për Nejmar i jep epërsinë pesë herë kampionëve të Botës,
Minutat në vijim ishin mjaft të luftuara, por do të ishte sërish Nejmar që bëhet protagonist dhe tek goli i dytë i sfidës në minutën e 88-të dhuron një asis për Firmonon që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në fund të rrjetës duke vulosur shifrat në 2-0.
Një kualifikim i merituar për Brazilin që vijon rrugëtimin në këtë Botëror, ndërsa Meksika rikthehet në shtëpi.
Brazili do të mësojë emrine kundërshtarit në duelin e sotëm që do të luhet në orën 20:00 që do të jetë mes Belgjikës dhe Japonisë.
Më poshtë golat në ndeshjen Brazil-Japoni. (TemA)
Goli i shënuar nga Nejmar
Goli i shënuar nga Firmino