Tek Uruguai shqetëson shumë gjendja e sulmuesit Kavani, autori i dy golave në ndeshjen me Portugalinë.
“Shpresoj t’ia dal dhe do të bëj ç’është e mundur të jem në fushë ndaj Francës”, – ka thënë sulmuesi i PSG-së, i cili dukej qartë se nuk ecte mirë për shkak të atij dëmtimi. Ecte ngadalë dhe çalonte pak.
Në pritje të përgjigjes së analizave, duhet thënë se ka dyshime për këputje të pjesshme të muskulit të këmbës së majtë. Nëse do të vërtetohet kjo diagnozë, Kavani nuk do të mungojë vetëm ndaj Francës. Do të ishte e pamundur për të.
Kavani është një lojtar shumë i rëndësishëm për Uruguain, jo vetëm në sulm, por edhe për lojën mbrojtëse, pasi ai shpesh tërhiqet prapa, duke sakrifikuar për ekipin.