Botërori ndodhet në fazën më kulminante.
Kroacia pasi mposhti Danimarkën me anë të penalltive është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku e pret skuadra organizatore dhe surpriza e këtij kompeticioni, Rusia.
Dhe, pikërisht kjo ndeshje po shkakton një ‘luftë’ diplomatike në Zagreb.
Sipas asaj që raporton portali i famshëm kroat, “Index.hr”, ndeshja çerekfinale midis kombëtares kroate dhe asaj ruse, që do të luhet të shtunën në qytetin e Sochi, po shndërrohet në një ‘betejë’ diplomatike në mes Rusisë dhe ambasadorit amerikan në Kroaci.
Kjo ka ndodhur për arsye se ambasadori amerikan, Robert Kohorst, ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, postim që nuk iu ka pëlqyer aspak rusëve.
“Besoj e dini se për cilën skuadër bëj tifo”, postoi ai, një postim që nuk ka nevojë për shpjegime, pasi kuptohet qartë se për kë ekip do bëjë tifo ambasadori.
Një deklaratë që në pamje të parë duket se është një mbështetje e thjeshtë për Kroacinë, ndërkohë që në fakt ai ka ‘goditur’ rusët me këtë postim.
Pikërisht për këtë arsye, Ambasada ruse në Kroaci nuk ka pritur mirë këtë veprim dhe ka dalë me një reagim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku ndër të tjera deklaronte se meqë amerikanët i duan kaq shumë kroatët, atëherë t’ua heqin atyre vizat për të udhëtuar për SHBA.
E pabesueshme sesi një ndeshje futbolli shkakton incidente të tilla.
Croacia ne finale dhe ndoshta kampion
Croacia e sat’eme. Kroacia thuhet. Ndersa per temen qe behet fjale, Ruset jane nga i njejti mut si Serbet dhe Gerrket natyrisht.
Edhe ne Shqiptareve do te na i heqin vizat
FINALJA: KROCI-ZVICER, Keshtu ma do zemra mua. Nje skuader Ballkanase me nje skuader qe ka shume shqipetare nga Ballkani.
Po te marrin Kupen Do t’ua heqim Vizat .se e meritojne.
Po lere more zoti Ambasador i Amerikes dhe i Donald Trampit kete moment te bukur te kampionatit BOTEROR te futbollit. Sporti te shijohet pa politike.