Përmbysje që nisi dhe vazhdoi me rekorde, çuditë e Belgjikë-Japoni

3 Korrik 2018, 09:24Sport TEMA

Dueli mes Belgjikës dhe Japonisë do të kujtohet gjatë si një ndër më dramatikët në historinë e Botërorëve, me një rezultat që përmbys në mënyrë spektakolare nga belgët. Gjithçka nisi me një gol për rekord të Jan Vertongen.

Kur shifrat ishin 2-0 për Japoninë, goditja e mbrojtësit përfundoi në rrjetë dhe nisi përmbysjen që u konkretizua në minutën shtesë të takimit.

Ajo gjuajtje me kokë përllogaritet të jetë bërë prej 18,6 metrash distancë dhe rezulton të jetë goli i shënuar me kokë nga distanca më e largët që nga momenti kur filluan të ruheshin statistika të tilla në vitin 1966, shkruan Vip Sport.

Më pas, Belgjika vazhdoi duke shkruar historinë pasi me golat e Fellaini dhe Çadli, arriti të siguronte kalimin e turit, siç nuk ndodhte që nga viti 1970, kur Gjermania përmbysi 3-2 Anglinë.

Por dje, ishte hera e parë që dy zëvendësues shënonin në të njëjtën ndeshje në fazën me eliminim direkt në një Botëror.

Për më tepër, goli i Çadli ishte i dyti më i vonshmi në historinë e Botërorëve sa i përket fazës me eliminim direkt.

Ai u shënua kur koha regjistronte 93 minuta e 41 sekonda, ndërsa goli i vetëm që e kalonte ishte penalltia e famshme e Totit ndaj Australisë në vitin 2006, e realizuar kur ora shënonte minutën e 94-t e 26 sekonda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje