Nuk ka revolucion te Gjermania, Federata konfirmon trajnerin Joakim Lëv në stol

3 Korrik 2018, 13:43Sport TEMA

Nuk ka revolucion te Gjermania pas zhgënjimit të madh në Botërorin e Rusisë, ku skuadra kampione në fuqi nuk mundi as të kalonte grupin. Pas disa ditësh reflektim, Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të vazhdojë me Joakim Lëv në stol.

Trajneri fitues i Botërorit të 2014-ës, para se të shkonte në Rusi, kishte rinovuar deri në vitin 2022, ndaj dhe tani mund të vazhdojë punën e tij i qetë.

Njolla e Rusisë duhet fshirë sa më parë dhe tani objektivi i Gjermanisë është të përgatitet sa më mirë për kampionatin europian dhe më pas për Botërorin e Katarit.

1 komente në “Nuk ka revolucion te Gjermania, Federata konfirmon trajnerin Joakim Lëv në stol”

  1. Loni says:

    Ky nuk gjen dot pune pervec federates? Kane bere si arabe. Nuk zbresin nga kali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje