Frenon konsumi në Eurozonë: Shitjet me pakicë nuk ndryshojnë, përkon me rritjen e inflacionit

3 Korrik 2018, 17:23Bota TEMA

Shitjet me pakicë në Eurozonë kanë mbetur të pandryshuara në Maj, pas një rënieje në muajin e kaluar, duke treguar një frenim të konsumit në 19 vendet e valutës së përbashkët.

Sipas treguesit, që është shpesh subjekt i rishikimeve, konsumatorët kanë shpenzuar gjatë Majit në të njëjtin nivel me muajin Prill dhe poshtë projeksioneve të analistëve, për një rritje me 0.1%.

Krahasuar me vitin e kaluar, shitjet me pakicë treguan rritje me 1.4%, përsëri poshtë projeksioneve për një rritje me 1.5%. Gjatë muajit Maj, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë në ushqime, pije dhe duhan, ndërkohë që kanë ulur blerjet e tekstileve e këpucëve me 3.1% dhe blerjeve online me 1.3%.

Shpenzimet për karburant kanë mbetur të pandryshuara për muajin. Rënia e shpenzimeve në total mund të shpjegohet pjesërisht nga rritja e çmimeve, ndërkohë që inflacioni u rrit me 1.9% në Maj.

Në një publikim tjetër, Eurostat raportoi se çmimet në fabrika janë rritur me 0.8% gjatë muajit , sipër projeksioneve të tregut për një rritje me 0.4%, duke konfirmuar vrullin e çmimeve në bllok.

Kjo erdhi kryesisht prej çmimeve të energjisë, që patën rritje me 2.6%, pas rënies për 3 muaj radhazi.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje