Kampet, Rama: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e vendeve të pasura që i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike

3 Korrik 2018, 13:51Politika TEMA

Kryeministri  Edi Rama ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e hapjes së kampeve për refugjatët në Shqipëri.

Në takimin që pati sot me homologun malazez në Shkodër, kryeministri shqiptar përsëriti edhe njëherë se Shqipëria nuk ka pse të kthehet në shpëtimtaren e vendeve të pasura të BE-së për sa i përket çështjes së emigrantëve.

“Jemi gati të marrim përsipër pjesën tonë, nuk mund të jemi shpëtimtarë të vendeve të pasura që i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike. Kemi pasur 15-fishim e hyrjes.

Si numër nuk është për të vënë alarmin në dyert Europës.

Jemi në kontakt që të mos kërcënohemi nga flukse që nuk o përballojmë dot.

Nuk jemi këtu për të vënë gardhe, por të bashkëpunojmë me Ministritë e Brendshme që të jemi sa më stabël brenda vendeve tona, por edhe ai humanizmi që mburremi të mos cënohet.

 Sa i përket trafiqeve, jetojmë në një vend ku kush e lufton akuzohet për tradhti. Kush fiton akuzohet ka humbur dhe kush punon akuzohet se është fajtor” u shpreh Rama. (TemA)

4 komente në “Kampet, Rama: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e vendeve të pasura që i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike”

  1. Zigur Qarri says:

    Vendet e pasura i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike?O trap,mall te perzier ke marre sot?
    Si the zotrote,”Sa i përket trafiqeve,jetojmë në një vend ku kush i lufton akuzohet për tradhti”?
    Besoj se e ke fjalen per Dritan Zaganin,qe megjithese luftoi banden e saimir tahirit,qeveria rama
    e futi ne burg si tradhtare!Azili politik per Dritan Zaganin nga Zvicra,vendi me drejtesine me
    te arrire ne Bote,verteton,se akuza qe i behet qeverise rama si mafioze,eshte e vertete.

    1. Daku says:

      Dritan Zagari the? Tropojani pronar ne Dukat. Te vetmin kriminel qe arrestoi ky ishte ajo plaka 90 vjece qe u arrestua per 3 rrenje hashash

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    RR.K K.M

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    RR.K KM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje