Paraditen e së martës në Shkodër është mbajtur mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi sot janë “më të ndërlidhur se kurrë më parë”, por shtoi se “në këtë ndërlidhje ka potenciale të mëdha të pashfrytëzuara”.
“Shumë qytetarë shqiptarë shkojnë në Malin e Zi gjatë vitit. Kjo është përditshmëria e njerëzve tanë dhe mbi këtë përditshmëri duhet të çojmë më tutje projektet.
Shqipëria dhe Mali i Zi janë të bekuara me bukuri natyrore fantastike.
Promovimi i përbashkët i tyre në hapësirën ndërkufitare dhe politikat e harmonizuara në mbrojtje të mjedisit, do të na mundësojnë jo vetëm rritjen e kapaciteteve për të pritur edhe më shumë turistë, por edhe forcimin real të nevojës së dëshiruar për njëri-tjetrin”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi nga ana tjetër se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë punë për të bërë sa i takon shkëmbimeve tregtare.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nënvizoi nga ana e tij se duhet avancuar në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Dush Marko kryeminister ?