Zvicra nuk i pranon paratë e shqiptarëve, të mbledhura për shlyerjen e gjobave për Xhakën e Shaqirin?

3 Korrik 2018, 09:39Politika TEMA

Zvicra nuk e ka pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane që bënë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë në Botëror, raporton Koha.net.

Rilind Reka, një nga nismëtarët e mbledhjes së parave për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit, ka treguar në Facebook se Federata e Zvicrës i ka rekomanduar që paratë e grumbulluara të dorëzohen për ndonjë kauzë të mirë.

“Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauzë të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”, ka qenë përgjigja e Federatës së Zvicrës për Rekën.

Vetë babai i Granit Xhakës, tha se këto para do të shkojnë për tre fëmijë të sëmurë në Shqipëri, Kosovë e Zvicër.

4 komente në “Zvicra nuk i pranon paratë e shqiptarëve, të mbledhura për shlyerjen e gjobave për Xhakën e Shaqirin?”

  1. faro says:

    Exhe nje rast qe u shfryezua me shume inteligjence dhe qe trgon qatrte se ne shqiptaret dijme te bashkohemi per ceshtje kombetare, na e ben hilen nderkombetari zviceran. Gjoja per nje kauz me te mire:
    Per njerezit ne nevoje

  2. Vaslilesheli says:

    Nese ka nje akt te pamoralshem eshte pikerisht ky.Mijera shqiptare kane nevoje ne vit per ndihma,operacione shendetesore mirepo asnje nisme gjekundi as nga qeveria,as nga populli.Futini ne bethe ata euro qe gjoja dhuruat ne emer te patriotizmit.Patriotet e leshit jeni.Granit Xhaka 10000 mije euro i merr ne ore.Po aq dhe Shaqiri.Ju rrofte shqiponja me gishta ju e atyre.
    Mendohuni pak.3 milione shqiptare nga 10 cent dhurate bejne 300000 mije euro.Do te mjaftonin per ti shpetuar jeten shumekujt.Xhaka as Shaqiri skane nevoje per lemoshe.Mesohuni te dhuroni per ata qe kane nevoje.

  3. Timi says:

    Ishte e qartë që federata e Zvicrës i refuzon këto para, është edhe logjike. Paratë ishin më shumë simbol i bashkimit shqipetar. Është mirë që dhurohen për fëmijët e sëmurë. Duhet një fond i përhershëm për fëmijët e sëmurë. Derisa kemi shëndetësinë në këtë gjendje.

  4. free says:

    o burra ti paguajne gjoben …dolie edhe Rame palaco ti ngrinte fonde…turp tju vij ….ne shqiperi enden njerez qe skan pare nje dite te bardh e flene ne cadra e kurr Rama ska dal te thot nje llaf e jo me te mbledh fonde.

    kshu e ka shqiptari …per pordhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje