Plas sherri tek Ligjet: “Ik o lepur”, “budalla me syze”, "ta tregoj edhe personale”

3 Korrik 2018, 14:19Politika TEMA

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë konfliktuar tek komisioni i Ligjeve.

Teksa u miratua nen për nen dhe në tërësi, projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”, deputetët nuk i kanë shpëtuar përplasjeve.

Debati i plotë

Mirela Kumbaro: Unë vetë jam përballur me një gjendje të vështirë në vitin 2014, ana e majtë e prapaskenës së Teatrit, nëse e keni parasysh Teatrin,në qoftë se keni qenë…, u shkëput dhe u batua, por në bëmë bllokimin e asaj pjese për sigurinë e aktorëve. Kjo vihet re dhe kur realizohen shfaqjet, por prapë them se s’keni qenëndonjëherë dhe s’keni si ta dini… (Acarohen deputetët e PD-së)

Dhurata Çupi: Mos vazhdo me këto provokime.

Mirela Kumbaro: Vlen për të gjithë. Ndjesë nëse e keni parë.

Ulsi Manja: E ka edhe për ne…Jo vetëm ju.

Mirela Kumbaro: Na ka ardhur një propozim përbashkëpunim nga pronari në kufi të pronës së truallit tëTeatrit. Nga Bashkia e Tiranës, në shkurt të 2018, ka përcjellë në Ministrinë e Kulturës kërkesën për shprehje të interesit për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha Sh.p.k.”. Investitori është pronari i një pjese të sipërfaqes në kufi dhe një godinë ku do ndërtohet projekti. Investitori nuk do të ketë shpërblim monetar në asnjë vlerë nga buxheti i shtetit. Shteti do të jetë pronar igodinës e Teatrit menjëherë me të përfunduar projekti. Pra, nuk jemi në kushtet e një kontratë koncesionare.

Enkelejd Alibeaj: Hajduti kryesor që ju ka kapur juve në atë vendim, që nuk thuhet publikisht, nuk nënshkruan. E di pse, jo se ka punë të shumta ai, por për një arsye fare të thjeshtë. Në analizëne fundit, ai bën llogarinë që ai do dalënesër që s’ka hedhur firmë, e ka hedhur një zv.kryeministër këtu, Senida Mesi. Keni vënë re që as kryetari i bashkisë, asnjëlloj praktike administrative nuk ka ndërmarrë, thjesht dhe vetëm se e dinë që kjo është një procedurë totalisht korruptive, e gatshme për t’u paketuar për nëProkurori, kur të mos jetë më Arta Marku aty dhe kur të mos jetë më Donika Prela. Do të jenë disa fakirë, në këtë rast ja ku e keni, nënkryetarin e bashkisë, e ka shkruar në ligj.Përfaqësues të bashkisë do të shkojnë atje dhe do të vënë kokën në satër. Kujdes, e kam miqësore! Të gjithë këta do vendosin bedelët e tyre për të firmosur këto procedura.

Ulsi Manja: Gjithë kjo zhurmë që bëjnë këta ka interesa okulte, që i dinë këta që shkojnë dhe flirtojnë natën me investitorin.

Klevis Balliu: Thuaje emrin thuaje..

Ulsi Manja: Unë falënderoj qeverinë, Ministrinë e Kulturës, bashkinë, të gjithë që janë përfshirë që më në fund gjetën gjuhën e duhur në këtë projektligj që ka ardhur sot për të pasur njëTeatër të ri.

Klevis Balliu: Falëndero të gjithë hajdutët.

Enkelejd Alibeaj: Në qoftë se jeni të lodhur, dera e hapur është, dilni…Vazhdoni..

Bashkim Fino: Nuk jemi lodhur, jo…

Enkelejd Alibeaj: Budallai me syze, ti i bie të kesh në këtë mes…

Alket Hyseni: Po, budalla pa syze je ti pastaj.

Enkelejd Alibeaj: Meqë po flasim për vjedhje pronash, ti, vetëm ti, je i akuzuar për këtë punë.

Alket Hyseni: Mos u merr me mua se…

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj dhe personale po deshe.

Ulsi Manja: Mos kaloni në gjera personale.

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë dhe jashtë po deshe, ty edhe kujtdo tjetër.

Alket Hyseni: Po ik o lepur… Vazhdo fol…

Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë unë ty lepurin.

Alket Hyseni: Fjala lepur nuk është fyerje.

Ulsi Manja: Kush është pro? 11 pro, 2 kundër.

Enkelejd Alibeaj: Veprimet që sapo kryet përbëjnë vepër penale të shpërdorimit të detyrës, e, për këtë arsye, ne që votuam kundër, nuk duam të shkelim ligjin penal dhe të përgjigjemi para drejtësisë penale. Ju të tjerët ta gëzoni burgun me shëndet.

Ulsi Manja: Do kemi fatin e madh të të marrim ty avokat kur të shkojmë në burg

12 komente në “Plas sherri tek Ligjet: “Ik o lepur”, “budalla me syze”, “ta tregoj edhe personale””

  1. Zigur Qarri says:

    Mirela Kumbaro e ka firmosur projektligjin per Teatrin,ndersa Kryeministri,Ministri i financave dhe
    dhe Kryetari i Bashkise Erion Veliaj,jo,i kan firmosur zevendesat e tyre.Erion Makiaveli nuk firmos
    asnje dokument vete,por vetem zevendesi i tij.E gjitha kjo ndodh,sepse jan te vetedijshem per
    zullumin qe bejn.Erion Makiaveli e ka dhjetefishuar betonizimin e Tiranes,ndryshe nga sa premtoi.
    Erion Makiaveli i zhduku te gjitha hapsirat e gjelberta ne Tirane,duke i kompesuar me gjelberimin
    e taracave te pallateve!

    1. Ceni says:

      Po ky zagari thone se eshte vete Sali Berisha ike o qelbesure e kriminel prandaj eshte kundra çdo gjeje e mire qe behet e kujtonte si veten qe volli dhe e griu ketë popull dhe e vrau për interesat e tije dhe te birit funderine .

      1. Zigur Qarri says:

        Qeveria Rama ka mbrojtur zyrtarisht alibine e Sali Berishes per Gerdecin(qe e konsideronte nje aksident teknologjik),
        duke u pozicionuar edhe ne Gjykaten e Strasburgut kundra familjeve te viktimave.Rama,nga nje ane sulmon politikisht
        Berishen dhe ministra te tij,si fajtor kryesore per tragjedine e Gerdecit,zyrtarisht mbron variantin e Berishes!!!

    2. Muli says:

      Zigur o kryekrimineli Shqiperise.

  2. Frok Martini says:

    O ulsi, lere hoxhen te falet ,qe te laje gjynahet

  3. Maloku says:

    Keta jane ata qe bejne ligje? O zot ruaje Shqiperine.

  4. al says:

    Ne fakt te gjithe aty jane nje dore legenash qe behen bashke sapo mbaron mbledhja. Kualicion te mbare per te vjedhur Shqiperine!!!!!!

  5. Alidemsi prej Shkoze says:

    Kush eshte ky Sigur Qorri…se i “drejtim cdo problemi” ? Shko mer llosh se na cave trapin, qofsh dhe ai qe je……..

  6. Alidemsi prej Shkoze says:

    Kush eshte ky Sigur Qorri…se i “drejtim cdo problemi” ? Shko mer llosh se na cave trapin, qofsh dhe ai qe je…….bashke ata 2 zagaret e PD-se qe lehin si trima dhe kercenojne sikur jane te rrugica e Pedagogjikes apo te fshati i Leshnices……

  7. Late says:

    Alibeaj eshte trim, se vjen nga andej nga e di edhe vete, por se eshte edhe nip i atij qe e di vete.

  8. Berti says:

    Kur ben si gangster dhe ky veremliu Alibeaj pinjoll i nje familje kriminelesh, nje spurdhjak qe duhet rrahur se po na e veshtiros çdo dite.

  9. Max says:

    O Alibeaj,
    Ti je trim i madh shume, ti ta rruan!
    U bere si Paloqja, qe cdo 3 fjali thote “hajde dalim jashte”.
    U bere si Strazja qe pasi u be trim kokeshpulle si Duçja e ŕrahen si qen me rrip.
    Edhe nje here, se mos harron: ti ta rruan me brisk dhe me shkume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje