ONM dhe KPK ngrenë pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe lidershipin e Arta Markut

3 Korrik 2018, 14:01Politika TEMA
ONM dhe KPK ngrenë pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe lidershipin e

Përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kanë cilësuar mungesën e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku gjatë seancës dëgjimore të vetingut si mungesë lidershipi, ndërkohë që janë shfaqur kritika edhe për riorganizimin e Prokurorisë nga ana e saj.  

Nga Besar Likmeta

Mungesa e Arta Markut në seancën dëgjimore të procesit të rivlerësimit kalimtar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nuk është pritur mirë nga kryesuesja e trupës gjykuese, Genta Tafa Bungo dhe përfaqësuesi i Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i cili u shpreh se kishte pasur dëshirë të kishte një debat profesional me kreun e akuzës mbi zbatimin e masave të paraburgimit.

“Jam i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sepse do ta mirëprisja një debat të hapur profesional mbi disa çështje ligjore,” tha Jacobs.

“Kjo [mungesë] nuk është një shenjë lidershipi, sepse ky i fundit përbëhet nga autoriteti por edhe nga llogaridhënia,” shtoi Jacobs.

E zhgënjyer për mungesën e Markut u shfaq dhe drejtuesja e seancës, Genta Tafa Bungo, e cila në porosinë e kahershme për kamerat që të mos filmonin subjektin, i shtoi dhe një koment mbi mungesën e kësaj të fundit duke thënë “me sa duket nuk është.”

Marku u përfaqësua në seancë nga avokatja e saj, e cila nuk dha një përgjigje të qartë mbi arsyet se pse Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme kishte zgjedhur të qëndronte në zyrë në vend që të paraqitej në seancë dëgjimore.

“E pa të arsyeshme të përfaqësohej,” tha avokatja.

Hetimi administrativ i KPK-së ka filluar me datë 30 nëntor 2017, kur Marku ishte prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kishte kandidaur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Edhe pse Marku ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli pas zgjedhjes në krye të akuzës, hetimi administrative për të ka vazhduar.

Relatorja Suela Zhegu ka theksuar se si pjesë e hetimit administrativ janë administruar raportet nga ILDKPKI për pasurinë, nga DSIK për pastërtinë e figurës si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme për vlerësimin profesional.

Të tre raportet e administruara nga institucionet e pavaruara kanë qenë pozitive për Markun, duke konkluduar se pasuria e saj është e ligjshme, pastërtia e figurës e përshtatshme dhe vlerësimet profesionale kanë qenë me notën ‘shumë mirë.’

Zhegu më tej nënvizoi se gjatë hetimit të pavarur, KPK kishte hetuar disa prona të Markut dhe të bashkëshortit të saj, ku përfshihej një apartament 103 m2 në Shkodër, një apartament i dytë në Shkodër ku bashkëshorti zotëron ¼ dhe një shtesë prej 9 m2 në këtë të fundit.

Gjatë hetimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, KPK nuk konstatoi probleme, megjithatë Zhegu u ndal gjerësisht në riorganizimin dhe lëvizjet e komanduara të ndërmarra nga Marku pas zgjedhjes në dhjetor 2017 në krye të organit të akuzës.

Edhe pse konstatoi se këto lëvizje ishin të ligjshme, relatorja nënvizoi se Marku kishte dështuar të aplikonte një metodologji për riorganizimin e Prokurorisë. E pyetur nga KPK në janar, Marku  ka thënë se nuk kishte rregullore por vendimet e komandimit dhe të transferimit të prokurorëve bazoheshin në disa kritere, si çështjet e mbuluara më parë nga prokurori apo opinioni i përgjithshëm mbi kandidatin. Por kur KPK ka kërkuar dokumente mbi procedurën e ndjekur, Marku ka dështuar t’i dorëzojë ato.

“Që nga riorganizmi i nisur në Janar 2018 nuk është bërë asnjë hap për të miratuar një procedurë,” tha Zhegu, duke lexuar raportin.

Relatorja nënvizoi se ndaj Markut ka pasur dy denoncime si dhe është vlerësuar një kallëzim për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Durrësit, i cili është pushuar për mungese të elementëve të veprës penale.

Nga denoncimet dhe kallëzimi nuk janë gjetur elementë shkeljesh, por ka qenë vlerësimi i një procedimi i përfaqësuar nga Marku në Gjykatën e Shkodrës që ka sjellë kritika nga përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM-së, Theo Jacobs.

Kritika e Jacobs lidhet me kërkesën e Markut për paraburgimin e një të pandehuri të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Jacobs e ka cilësuar kërkesën e prokurores në gjykatë të paarsyetuar, duke nënvizuar se edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kanë vendosur që kërkesa për paraburgim duhet të jetë e mirëarsyetuar sepse i pandehuri është i pafajshëm derisa të shpallet fajtor dhe në rastin në fjalë është dënuar vetëm me 2 muaj burg.

“Unë nuk mbështes shkeljen e rregullave të qarkullimit, por në këtë rast po flasim për një person që ka pirë ca teke raki më shumë se duhet,” tha Jacobs. “Arta Marku nuk është një prokurore rioshe, por një prokurore me eksperiencë. Unë vetë si prokuror di ta bëj diferencën midis dikujt që shkel ligjin dhe një krimineli,” shtoi ai.

Jacobs shtoi se do kishte dashur të kishte një debat profesional me Markun mbi këtë temë, duke e cilësuar me nota negative mungesën e saj. Ai nënvizoi se numri i lartë i personave në paraburgim ishte një problem në të gjithë Europën dhe Marku është në pozicionin, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, që të bënte diçka për këtë lloj mentaliteti, duke i kërkuar medias t’ia përçonte mesazhin.

Përfaqësuesja e Markut i pranoi gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së. Në përfundim të seancës ajo kërkoi konfirmimin në detyrë të subjektit, ndërkohë që vendimi do të jepet të mërkurën në orën 10:00.

19 komente në “ONM dhe KPK ngrenë pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe lidershipin e Arta Markut”

  1. Tr says:

    DERGOJI PER LESH KETE PROKURORE .

    1. Grigor says:

      Kjo duket si mendjemadhesi prej katunareje e prokurores Marku. Mbase ka marre ndonje siguri prej amerikaneve, dhe ben si trime, duke thene: “Ohuu, kam pune.”
      Ose ka marre ndonje lajm që do ta zevendesojne, dhe thote: “Nuk jeni ju që me hiqni”.
      Ne te dy rastet eshte mungese profesionalizmi, dhe per te gjithë ata që kujtonin se duke zevendesuar Llallen me Markun do merrnin fund hallet e prokurorisë, mund të thuhet me plot gojen:
      Zyrtaret tane dalin nga radhet tona, dhe nuk mund të jene me te mire nga ne. Por si popull nee kemi tradite që kur dikush merr nje pozite, nuk eshte me Xhemali. Ai pernjehere behet ‘shoku Xhemal’, dhe në nderojme sikur te jetë i derguari i zotit mbi toke.
      Keshtu bejnë “demokratet” me Berishen, keshtu benin “socialistet” me Nanon, dhe keshtu bejnë tani me Ramen.

  2. like says:

    i paskan dale edhe kprokurores letrat e pista. e kush qe i paster ne ate stan te mbeten gjyqtaret.

  3. ilarguari says:

    J’u rrit “picka” ose “mendja” edhe kesaj (varet cilen perdor per te bere “detyren” me mire). Filloi te besoje qe nuk ka nevoje te respektoje te institucionet dhe te tjeret sepse beson qe ajo eshte mbi te gjithe dhe nuk “begenise” te flase me ekspertet e shtetit qe ajo perfaqeson dhe nderkombetaret qe perpiqen te ndihmojne atdheun e saj dhe ate vete per te bere detyren me mire. Kjo tregon se eshte e sigurte qe askush nuk mund t’a preke sepse …. mesa duket ka garanci absolute nga ata qe e keane vendosur ne deturen qe ka.
    Duke u mos respektuar komisionin ajo tregoin shembullin me te keq per te gjithe shqipetaret – dhe nuk duhet te habitet kur shqipetaret nuk do t’a respektojne e bashkepunojne me instiucion qe ajo drejton (nsq ajo vertet ka merak mbarevajtjen e prokurorise dhe jo per mbrojtur shefat qe vune ne ate deture).
    E mbushi kupen edhe kjo, dhe deshtoi me turp!
    Fluturojeni dhe gjeni nje njeri qe do te mund t’i mbaje kembet ne toke dhe te besoje qe posti nuk eshte privilegj por detyre!

  4. Liu says:

    ha ha ha.
    Nuk osht ashtu por nji gjo tjeter.
    Rama po bo negociata me Luli ene dun me u marr vesh per qeveri bashke.
    E shifni si e sulmo ene PD Prokuroren.
    E sulmo KPK, ONM, Sorosi ene Alibe…

  5. Reflection says:

    Ha ha Perderisa s ka deshiruar te iahte prezente, kuptohe se sa e paster eshte. Frika se mos ia kane gjetur horlleqet ka bere qe ajo te mos prezantohet. Thjeshte kjo duhet te mjaftoje per ta hedhur ne plehra.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Deri tani prokuroria po fle gjum..

  7. Sado e paster te jete nga ana korruptive,ajo eshte nje e mefshte dhe jo e guximeshme nga ana profesionale dhe vetem po ngroh karriken dhe mer rrogen ne ndryshim nga dhalla e thartuar qe nuk po deklaron cdo 6 muaj se do bej namin.
    E kam thene edhe here tjeter se eshte tremb nga fishekzaret e saliut te zbrazura nga muli dhe nga cizmja e monikes.

  8. Zorro says:

    Vetingu vetem Gjin Gjonin dhe Berishen do njerre te paster!

  9. Tepelena says:

    Shembulli me i keq i mundshem! Prokurorja e pergjithshme nenvlerson vetingun dhe autoritetin e organeve kushtetuese!!!!
    Mendoj se kjo nuk meriton të jet më jo vetem prokurore e pergjithshme por as prokurore e shkalles se pare. Kjo po vazhdon si Llalla! Dhe mosdenjimi te paraqitet para organeve kushtetetuese te vetingut trengon deshiren e saj te fsheht kunder vetingut.

  10. Tepelena says:

    Shembulli me i keq i mundshem! Prokurorja e pergjithshme nenvlerson vetingun dhe autoritetin e organeve kushtetuese!!!!
    Mendoj se kjo nuk meriton të jet më jo vetem prokurore e pergjithshme por as prokurore e shkalles se pare. Kjo po vazhdon si Llalla! Dhe mosdenjimi te paraqitet para organeve kushtetetuese te vetingut trengon deshiren e saj te fsheht kunder vetingut.
    E bën me mbeshtetjen e dikujt kete. U mor vesh qe dhe Rama eshte bashke me Saliun kunder reformes ne drejtesi.
    U bë 7 muaj ne detyre dhe dosjet e Saliut dhe shpures se tij, dhe dosjet e te TJEREVE flene ne sirtaret Arta Markut.

  11. Tepelena says:

    Shembulli me i keq i mundshem! Prokurorja e pergjithshme nenvlerson vetingun dhe autoritetin e organeve kushtetuese!!!!
    Mendoj se kjo nuk meriton të jet më jo vetem prokurore e pergjithshme por as prokurore e shkalles se pare. Kjo po vazhdon si Llalla! Dhe mosdenjimi te paraqitet para organeve kushtetetuese te vetingut trengon deshiren e saj te fsheht kunder vetingut.
    E bën me mbeshtetjen e dikujt kete. U mor vesh qe dhe Rama eshte bashke me Saliun kunder reformes ne drejtesi.
    U bë 7 muaj ne detyre dhe dosjet e Saliut dhe shpures se tij, dhe dosjet e te TJEREVE flene ne sirtaret Arta Markut.
    Arta Marku, me sa duket ka detyre ta sabotoje sa te mundet reformen ne drejtesi.

  12. Alban Dega says:

    NGA CFARE PLANETI VJEN KY JACOBS !?

    Jo per disa teke raki qe i pohon edhe vete Jacobs por edhe per nje teke wiski, ekuivalenti i rakise, ketu ne SHBA perfundon ne burg !
    Apo ka dy ligje te ndryshme per te njejtin krim nje good enough per Shqiperine, dhe nje tjeter per SHBA-ne e BE-ne.
    Argumentim qeshark per nje gjykates Plepash e jo me per nje perfaqesues te OMN dhe KPK-se!
    A e di Jacobs se numrI vdekjeve nga aksidentet automobilistike per shkak te alkolit per fryme te popullsise ne Shqiperi eshte 2 here me i larte se ne BE dhe 1.6 here me i larte se ne SHBA !?
    Vendimi I Markut per kete rast eshte per tu marre shembull jo per tu kritikuar !
    Kur rilexoj argumentimin e Jacobsit per mungesen e Arta Markut ne degjesen e sotme une i jap asaj vleresimin maksimal per mungesen e saj !
    Kemi boll gjykates e prokurore Plepash te Sali Berishes pa na ardhe edhe ky Jacobsi!

  13. Rad says:

    Ore I thuaj njeri artes ti presi floket se duket tamam katundare me ate bisht

  14. Daku says:

    Kjo u pa qe ne fillim kur dha intervisten e pare dhe te vetme deri tani, qe ska aftesi te vecanta. Aftesi drejtuese jo e jo. Nivel medioker. Sdinte te lidhte dy fjale.

  15. Lumi says:

    Mungese lidershipi dhe professionalizmi thote ai burri – konstatim I drejte. E ardhur nga zonat e humbura, ajo duket si e rrahur, pa permasa dhe pa personalitet, njeri qe I fshihet debatit. Nuk kam besuar kurre te Marku sepse nuk e ka ligjin pjese te vetes, nuk ka deshmuar bindshem dhe nuk ka force te arrestoje te ashtuquajturit peshq te medhenj, kurre. Duhet nje kryeprokuror tjeter.

  16. Lennard says:

    Po dhe Kreu i Kushtetueses nuk u paraqit personalisht .Pse nuk u ndjete atehere.???Legena Me Zift!!!

  17. Zgalem says:

    C’na duhet Jakobs , me qe qenka kaq I dobet ne llogjike . Perfaqesimi me avokat eshte modesti , ligjshmeri , ndershmeri . Pyetjet e jakobsit kishte mangut Shqiperia . Zgalem

  18. Pokeristi says:

    Sigurisht zonja Marku eshte midis nje stani me ujqer te terbuar.Ndoshta vetem ndonje supermen a superwomen mund te perballte kete lukuni ujqerish te pa ngopur.
    Eshte teper e veshtire te punosh e te gjykohesh nga 90% plepista ende egzistus ne sistemin juridik.
    Duhet mbi te gjitha vetmohim,patriotizem,profesionalizem dhe kokeshkretesi allcake.
    Te gjitha keto cilesi per hir te se vertetes i ploteson vetem Spartak Ngjela.
    Por duhet te jemi koshiente se te gjithe shefat e qeverive,vecanerisht atyreve shqipetare,duan vartes pa shtylle kurizore,servile,pa dinjitet,pa personalitet,mundesisht tip pelte.
    Z.Kryeminister! Do te ishte teper xheneroze teper e mencur teper e nevojshme,teper serjoze e dinjitoze te fokusoheni sinqerisht tek z.Ngjela.Jo se ti je monark,por mbi te gjitha je shqipetar,je kryeminister je dikush.
    Mua personalisht mbi te gjitha me dhimbset e me intereson Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje