Uruguai është në ankth për Kavanin, i cili është dëmtuar në pulpën e majtë në ndeshjen me Portugalinë.
Ai nuk është stërvitur edhe sot me grupin dhe mbetet në dyshim të fortë për ndeshjen çerekfinale me Francën, që luhet ditën e premte.
Ka pesimizëm në stafin mjekësor në lidhje me këtë ndeshje sa i takon gjendje së sulmuesit. Kavani ka punuar vetëm në palestër, duke bërë gjimnastikë dhe fizioterapi.
Sipas rregullit të trajnerit Tabarez, lojtar duhet të jetë 100% gati për të punuar në stërvitje me grupin, në mënyrë që të stërvitet si duhet.
Uruguai shpreson të kualifikohet në gjysmëfinale që ta ketë të gatshëm sulmuesin e PSG-së, sepse ndaj Francës, me shumë mundësi, ai nuk do të jetë në fushë.