Maradona “shpërthen” kundër FIFA-s: Kolumbinë e vodhën kundër Anglisë, po trukohet Botërori

4 Korrik 2018, 10:36Sport TEMA

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë.

Për të Botërori nuk përfundoi me eliminimin e Argjentinës nga Franca.

Ai ka bërë tifoz për Kolumbinë, që gjithashtu u eliminuar dje në mbrëmje nga Anglia, pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Një eliminim që e ka tërbuar Maradonën, i cili shpërtheu për penalltinë e dhënë për Anglinë.

Në qendër të sulmeve të Maradonës ka qenë arbitri amerikan Geiger, por edhe FIFA, shkruan Vip Sport.

Kolombia është vjedhur.

Arbitri Geiger, i cili është amerikan, mund të njohë rregullat e bejsbollit, por jo ato të futbollit.

Ai është hajdut, sepse faullin e ka bërë Kejn, ndërsa ai i dha penallti kundër Kolumbisë, që humbi pa pasur asnjë faj.

Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it?

Duhet t’i kërkojë ndjesë popullit kolumbian.

Arbitrat i zgjedh Kolina, i emëruar nga Infantino, i cili duhej ta pastronte FIFA-n nga korrupsioni dhe hajdutët, por në këtë ndeshje pamë të kundërtën.

FIFA është ende ajo e vjetra, që trukon ndeshjet”, ka thënë mes të tjerash Maradona.

2 komente në “Maradona “shpërthen” kundër FIFA-s: Kolumbinë e vodhën kundër Anglisë, po trukohet Botërori”

  1. ana says:

    Maradona ka te drejte tek dhenja e penalltise. Ishte sulmuesi anglez qe filloi i pari mbajtjen e kundershtarit ne zone dhe nese do te jepej faul duhej dhene ne favor te Kolumbise. Pse nuk denjoj ta rishikonte skenen e faullit ne zone arbitri, aq me teper qe behej fjale per levizje te panumurta ne zone pa tope te futbollisteve te te dyja ekipeve. Turp per kete arbitrim dhe arbiter amerikan me se paku i paafte.

  2. ashtu posi! says:

    Kete deklarate Maradona e ka dhenr para apo pas te bardhit?Se pas te bardhit nuk eshte Maradona por Ramadoni.hahahahh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje