Anglia ka plotësuar numrin e tetë skuadrave që do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror.
“Tre Luanët” arritën që të kualifikoheshin për në raundin tjetër pas fitores së arritur fal penalltive pasi 120 minutat e rregullta u mbyllen me rezultatin e barabartë 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët që shënuan me anë të bomberit të Tottenhamit, Harry Kane, që goditi saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të duke vulosur shifrat në 1-0.
Por, kur ndeshja po mbyllej në minutën e 93-të Mina goditi saktë me kokë brenda zonës duke barazuar ndeshjen.
Rezultati mbeti i pandryshuar edhe në 30 minuatat e lojës shtesë, ndërsa Anglia u kualifikua pasi ishte me e saktë në goditjen e 11 metërshave.
Me poshte dy golat e takimit. (TemA)
Goli i shenuar nga Kane
Goli i shenuar nga Mina