Kërcënime me vdekje për Nikolai Jorgensen, humbi penalltinë vendimtare për Danimarkën

3 Korrik 2018, 17:03Sport TEMA

Federata e Futbollit të Danimarkës ka reaguar, duke dënuar me forcë kërcënimet me vdekje ndaj sulmuesit Nikolai Jorgensen, i cili është vënë në shënjestrën e tifozëve në rrjetet sociale, pas eliminimit në ndeshjen me Kroacinë.

“Ndaluni! – shkruhet në qëndrimin  e Federatës së Danimarkës në Tuiter. – Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj yjeve të futbollit, politikanëve dhe ndaj çdo personi tjetër. Është absolutisht e papranueshme. Do t’i drejtohemi policisë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie”.

Gjithçka ndodhi pas ndeshjes me Kroacinë. Jorgensen humbi penalltinë vendimtare në eliminimin e Danimarkës, duke sjellë reagimin e tifozëve. Një zemërim që në fakt i ka kapërcyer kufijtë, duke shkuar deri te kërcënimet me vdekje. Tani fjalën e kanë organet kompetente të policisë.

Disa ditë më parë pati kërcënime edhe për lojtarin Xhimi Durmaz të Suedisë për një arse edhe më banale: ai shkaktoi faullin në rastin e golit të Toni Kros në ndeshjen me Gjermaninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje