"Bombardimet s'kanë fund", sërish sulme ajrore intensive në Sirisë

5 Korrik 2018, 17:41Bota TEMA

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një organizatë opozitare kanë thënë se Qeveria Siriane dhe forcat ajrore ruse kanë nisur sulme intensive në zonat e kontrolluara nga rebelët në provincën jugperëndimore, Daraa, transmeton AP.

Vala e re e sulmeve ka ardhur pas katër ditëve të qeta, në të cilat rebelët kanë negociuar me forcat ruse se si t’i japin fund dhunës.

Sulmet e para kanë nisur në pasditën e së mërkurës, pasi bisedimet kanë dështuar.

Vëzhguesi Sirian ka raportuar për rreth 600 sulme ajrore në Daraa, si dhe në zonat e kontrolluara nga rebelët, përkatësisht në zonën e kontestuar që po ashtu gjendet në këtë kryeqytet.

Mbrojtja Civile e opozitës ka thënë se anëtarët e saj kanë evakuuar të enjten të plagosurit nga Daraa dhe fshatrat e afërt.

Ofensiva e Qeverisë në Daraa ka nisur më 19 qershor, duke detyruar 330,000 persona të shpërngulen nga ajo zonë.(rel)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje