Analisti Fatos Lubonja ka nxjerre ndoshta si pa dashje ate qe mbante perbrenda, teksa duke tentuar ti bej sulm Edi Rames, ka deklaruar per shqiptaret se Ilir Meta eshte “peshku i madh” i korrupsionit ne Shqiperi.
Lubonja, I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ me gazetaren Eni Vasili teksa u pyet se përse është kaq e vështirë që të kapen të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” duke bërë humor u përgjigj se vetë ambasadori Lu nuk e përcaktoi mirë togfjalëshin “peshku i madh e ha të voglin”.
Lubonja tha se ambasadori amerikan tha që “peshku i madh e ha të vogël”.
Më tej ai tregoi se pse nuk janë kapur ende këta “peshq të mëdhenj” dhe tregoi se cilët janë ata sipas tij.
Eni Vasili: Pse është kaq e vështirë që rrjeta të kapë peshq të mëdhenj?
Fatos Lubonja: Ambasadori se tha mirë. Tha peshku i madh e ha të vogël. Duhet ta njohësh mirë shqipen dhe realitetin shqiptar.
E para se drejtësia është peshk më i vogël se sa peshqit e mëdhenj që të hahet peshku duhet që drejtësia të jetë e pavarur, por ka qenë nën kontrollin e politikës.
Po citoj Edi Ramën. Ishte një periudhë kur u bashkua me Metën që konsiderohej peshk i madh.
Nuk është punë njeriu, por sistemi.
Atëherë i bie që ky sistem prishi edhe Ilir Metën.
Peshku i madh është një politikan? Për mua edhe është edhe s’është.
Për mua është sistemi oligarkët.
Dhe një palë dhe tjera, se janë pjesë e sistemit.
Rregulloni prekjen, ose touch, sepse ju ka shkuar per lesh. Tjeter zgjedh dhe tjeter shkon.
Bravo Lubonja tash ke fol mire , nuk te heq asnje presje .
Hera e pare qe degjoj Lubonjen te flase si duhet.