Lëkundje gjatë gjithë natës, 5 goditje tërmeti të regjistruara. Zonat e prekura dhe sa ballë...

5 Korrik 2018, 08:23Sociale TEMA
Lëkundje gjatë gjithë natës, 5 goditje tërmeti të

Nuk kane ndalur per gjithe naten lekundjet e tokes, pas goditjes se forte te regjistruar paraditen e djeshme, qe shkundi Tiranen dhe disa qytete te tjera te vendit, duke lene pas panik dhe ankth.

IGJUEM ka regjistruar se paku 6 goditje termeti, duke nisur nga ora 00:48 e dates se sotme, nderkohe qe e fundit lekundje termeti eshte regjistruar ne oren 04:20 te mengjesit te sotem, me magnitude 3.1, dhe me epiqender ne Detin Adriatik, Gjiri i Lalezit.

– Kështu në orën 00:48 ka pasur një lëkundje me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit me thëllësi 15 km.

– Në orën 2:09 minuta ka pasur një lëkundje tjetër me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në Shetaj, kepi i Rodonit me thellësi 42 km.

–Në orën 3:17 të mëngjesit sërish një lëkundje pranë Mazhës në Fushë-Krujë me thellësi 18 km dhe me magnitudë 3.

– Por nuk mbaron me kaq. Në orën 4:14 minuta, lëkundje më e lehtë është ndjerë 3 km në Jugperëndim të Thumanës me magnitudë 2.3 dhe thellësi 17 km.

– Tjetri sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka rënë në orën 4:20, sërish në detin Adriatik, pranë Gjirit të Lalëzit me magnitudë 3.1 dhe thellësi 6 km.

– Ndërsa i fundit në orën 4:33 pranë Kuraten në Gjirin e Lalëzit me magnitudë 2.5 dhe thellësi 24 km. Edhe dy goditjet e forta që tronditën vendin gjatë ditës së djeshme duke shkaktuar panik tek qytetarët vinin nga zona pranë Gjirit të Lalëzit.

 

2 komente në “Lëkundje gjatë gjithë natës, 5 goditje tërmeti të regjistruara. Zonat e prekura dhe sa ballë…”

  1. populli i ndershem says:

    Ishalla rrenon vilen e Metes dhe te gjithe atyre qe zaptuan tokat e te ndjerit Skardelajd Konomi ,I marrte hak perendia

  2. tir says:

    Po sikur nje fare Rrapi IOrmeni tha qe naten nuk do kete termete, rrini te qete… Hajde “sizmolog “hajde, ! Po kush je ti more qe nxjerr konkluzione te tilla, apo je nga ata profesoret me lopata qe kane felliqur kete vend si ne cdo fushe. Ketu duhet vetting ne cdo fushe, jo vetem ne drejtesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje