Rritet ndjeshëm prodhimi dhe konsumi i qumështit vendas. Po siguria?

5 Korrik 2018, 12:13Ekonomia TEMA

Në vitin 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton, duke shënuar rritje me 4,99 %, krahasuar me vitin 2016, sipas INSTAT. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës  të grumbulluar është rreth 110 mijë ton, duke shënuar një rritje me 6,55 %, krahasuar me 2016.

Nga ana tjetër, në vitin 2017, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë ton, duke shënuar një rritje me 1,54 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 9 mijë ton, duke shënuar një rënie me 8,04 %, krahasuar me vitin 2016.

Në vitin 2017, sasia e qumështit të prodhuar për konsum është rreth 13 mijë ton, në rritje me 21,64 %, krahasuar me 2016.

Ndaj sasisë gjithsej të qumështit të prodhuar në vitin 2017, qumështi gjysëm i skremuar përbën rreth 17,20 %, qumështi i plotë i përpunuar 79,34 %, qumështi i papërpunuar 2,92 % dhe qumështi i skremuar 0,54 %.

Nënproduktet e qumështit

Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit në vitin 2017 u rrit me 2,87 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e djathit të përpunuar pësoi një rënie me 24,02 %, ndërsa prodhimi i gjalpit shënoi një rritje me 6,55 %, krahasuar me një vit më parë.(monitor)

1 komente në “Rritet ndjeshëm prodhimi dhe konsumi i qumështit vendas. Po siguria?”

  1. Flutura says:

    Po sa eshte sasia e qumeshtit te hedhur ne treg? Mos e tejkalon kete sasi, pa llogaritur nenproduktet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje