Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror. Në morinë e taksave që qeveria ka vendosur mbi karburantet, pjesa dërrmuese shkon në buxhetin e shtetit, por vitet e fundit qytetarët paguajnë taksa mbi naftën edhe për privatët.
Por cilat janë 7 taksat që paguhen aktualisht mbi karburantet dhe sa rëndojnë ato në cmimin final? Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.
Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër.
Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër. Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që kanë një faturë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat në shqipëri.
Maqedonia nuk është vendi i vetëm që paguan më pak taksa se shqipëria mbi karburantet. Pjesa dërrmuese e taksave, që qytetarët shqiptarë paguajnë mbi naftën, si taksa e qarkullimit, ajo e skanimit dhe markimi nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.
Këto janë taksa të shpikura në Shqipëri për të mbushur lehtë buxhetin e qeverisë, por edhe atë të privatëve koncesionarë, duke i detyruar kështu qytetarët shqiptarë ta blejnë një litër naftë më shtrenjtë edhe se gjermanët apo austriakët.(TCH)
KA 28 VJET QE NE VIDHEMI NGA SHTETI, ESHTE NJE TURP I MADH QE I BEHET KETI POPULLI DELE QE MBLIDHET PER PARTI DHE NUK MBLIDHET KUR E VJEDHIN.
O shtet ke 28 vjet qe po na vidhni duke futur taksa kot, karburanti eshte nje kangrene e turpshme. O Edi boll jepi drejtim dhe trego veten, uleni karburantin se po leni nom ne bote.
Kur i shikon te listuara duket vertet e frikeshme.
110 lek/liter taksa kur ne total paguajme mesatarisht 170 lek per liter.
Doja te beja nje pyetje: keta fqinjet tane a paguajne valle takse qarkullimi(jo ne karburant) per mjetet e tyre dhe sa paguajne?
Do te habitesha shume nese ata nuk paguajne as kete takse ndersa ne na mbysin me lloj lloj takse pa kuptim!
Po Rames i vjen keq kur e quajn Hajdut. Eshte nje hajdut muti qe vetem se vjedh si me penel.
Vetem nje si Enveri I duhet ketyre politikaneve.
Edhe tre te tjera duhen ta kene tamam shqiptaret qe pagujne taksen e bodes koncesionarin e sales te markimit dhe taksen e rames duhen dhe tre ndoshta ahmeti gjiknuri dhe rryshfeti qe cmimi i naftes te rrafshohet te 200 leke per liter packa se te shkatrron makinene ndot ambientin po e rendesishme eshte qe ky popull dele te paguaje bugjetin dhe miqte e rames dhe berishes
Ne nje vend normal, do te mjaftonte vetem ky shkrim per ti deshmuar njerezve qe ky shtet drejtohet nga hajdutet.
FUTJANI KETI POPULLI E MBAN, TURPI ME I MADH I KETYRE 28 VITEVE, KARBURANTI ME CILESINE ME TE ULET NE EVROPE DHE ME CMIMIN ME TE LARTE, VETEM NE VENDIN TONE NDODHIN KETO PARADOKSE