Nafta, 110 lekë vetëm taksat. Shqipëria, e 13 në botë për çmimin më të lartë

29 Qershor 2018, 18:37Ekonomia TEMA

Shqipëria renditet në tre vendet e fundit të Europës për nga zhvillimi ekonomik, por ka një tregues ku ajo konkurron me ekonomitë më të pasura të planetit, ai është çmimi i lartë i naftës.

Sipas Global Petroleum Prices aktualisht Shqipëria është vendi i 13-të me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Qytetarët shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët, arsyeja e këtij absurdi është qeveria.

“Sepse sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera. Çmimi lartë vjen nga taksat që përfshihen në kosto” shprehet Luigj Aliaj, Shoqata e Hidrokarbureve.

Në çdo litër naftë, që paguhet rreth 180 lekë, mbi 100 lekë shkojnë për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto për naftën. Kjo bën që çmimi të mos ulet asnjëherë edhe sikur nafta në bursa të shitet falas.

“Nafta me çmimin që del sot nga bursat ndërkombëtare përfshirë transportin, shpenzimet e shpërndarjes dhe fitimin e kompanive ka një çmim mes 70-75 lekësh, gjithë pjesa tjetër është taksa”, shprehet Luigj Aliaj.

Por me gjithë këtë barrë të rëndë, qeveria vazhdon të shtojë taksa mbi karburantet, tani edhe përmes koncesioneve. Më e reja pritet të vijë shumë shpejt.

“Së fundmi po përgatitet edhe një taksë që do i kalojë privatit, për kontrollin e pompave të karburantit, e cila do të jetë një kosto shtesë për çmimin e lartë”, shton Luigj Aliaj.

Shumë ekspertë thonë se çmimi i lartë i karburanteve ka dëmtuar jo pak ekonominë duke i bërë bizneset shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të vendeve të ngjashme fqinje, ku nafta kushton shumë më pak si në Maqedoni ku çmimi i naftës është mesatarisht 130 lekë.(TCH)

4 komente në “Nafta, 110 lekë vetëm taksat. Shqipëria, e 13 në botë për çmimin më të lartë”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Edit iu deshen 5 vjete qe ta kuptonte qe ishte ai qe e rriti cmimin e naftes me rritjen e takses. Ama militantet e Rilindjes nuk e kane kuptuar akoma. Ata te bejne “pyetjen asgjesuese” kur ishte me e shtrenjte nafta sot apo ne kohen e Saliut? Ta mbyllin gojen ske cfare u thua.

  2. Tarrasi says:

    Shqiperia prodhues dhe eksportues nafte, e ka nafen 30% me shtrenjte se Maqedonia qe nuk prodhon nje pike nafte !
    Kjo eshte Shqiperia qe do Rilindja (jo shqiptaret) !!!

  3. drino says:

    KY ESHTE NJE TURP I MADH PER GJITH QEVERITE E KETYRE 28 VITEVE. KJO ESHTE NJE VJEDHJE QE KETA HORRA MUNDOHEN TA JUSTIFIKOJNE ME LLOJ LLIO J MASHTRIMESH TE TURPSHME.
    KUR POPULLI ESHTE DELE DHE INJORANT NDODH DHE ME KEQ, MBLIDHEN PER PARTITE DHE NUK MBLIDHEN PER TE DREJTAT E VETA QE PO I RJEPIN.

  4. gomari says:

    O THANAS QE TA KAM PLAS ke 28 vjet qe je kampion me karkurantin me cilesine me te dobet ne rajon dhe cmimin me te larte. Hiqe syzet qe te ka vu partia dhe hapi syte o injorant se asnjehere ne vendin tone nuk ka qene karburanti i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje