Në Shqipëri ka ndodhur një zhvillim i ri politik që realisht po kalon pa vëmendjen dhe komentin e duhur nga qarqet politike dhe mediatike.
Ndryshe nga dy javë më parë opozita nuk ka braktisur dhe bllokuar punimet e Kuvendit edhe pse ka vijuar performancën e saj protestuese.
Pas një muaji ku Kuvendi mbyllte punimet brenda dy orësh, mbrëmë u vijua me traditën e gdhirjes, edhe pse të panevojshme, në debate e votime.
Ç’farë ka ndodhur realisht me opozitën shqiptare e cila nuk largohet, apo edhe nëse largohet kthehet?
Duket hapur se kemi të bëjmë me një zhvillim të rëndësishëm, por fatkeqësisht, nuk shpallet si strategji apo taktikë nga PD-ja?
Pse Basha nuk e bojkoton parlamentin?!
Le të analizojmë gjasat dhe vijimet e një lëvizje që dukshëm vjen nga Brukseli.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, në verdiktin e tyre për të hapur negociatat me Shqipërinë në vitin 2019, kanë marrë një vendim që edhe pse nuk thuhet është gjithëpërfshirës.
Ata nuk i dhanë Edi Ramës komoditetin që të gëzonte lavdinë e vetme por i lëshuan një shuplakë, e cila nëse trajtohet me kujdes është një manovër që mund ta ndihmojë opozitën për të paktën një vit.
Ata i dhanë Ramës një shtyrje, kurse Lulzim Bashës, një shans që për një vit të tregojë që nuk është thjesht një kontestues por alternativë qeverisëse.
Madje pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, austriaku Johenes Hahn, i cili është edhe komisioner i Zgjerimit të BE-së, ka telefonuar edhe Edi Ramën edhe Lulzim Bashën, të cilëve ju ka kërkuar një stinë të re politike.
Por kjo stinë natyrisht ka disa prapaskena ose më mirë të themi skena që priten të realizohen, por që aktorët politikë i mbajnë të fshehura. Që do të thotë opozita ka vendosur që të jetë pjesë e procesit politik, duke kërkuar që të drejtojë reformën zgjedhore, si dhe përzgjedhjen e magjistratëve të rinj nëpërmjet shkollës së Magjistraturës.
Ndërkohë që qarqe politike pranë PD-së po flasim për një pakt qeverisës ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për një kabinet tjetër teknik, mësohet se BE ka negocuar dy gjëra: që Basha të kontrollojë ndarjen e re territoriale – pra pritet ndryshimi i strukturës së 61 bashkive – si dhe do të drejtojë reformën zgjedhore, por edhe njerëzit që do të drejtojnë BKH-në, Prokurorinë Specialë, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe ttë Prokurorisë.
Thënë shkoqur, reforma zgjedhore do të kalojë nga duart e Bashës; Kryeprokurori i ri do të vendoset në negociata me Ramën, kurse njerëzit që do të drejtojnë apo punojnë në drejtësinë e re do të certifikohen nga komisioni që do të drejtohet nga një njeri i PD-së, por me monitorimin e rreptë të Bashkimit Europian.
Pjesa më e rëndë e paktit që Basha ka bërë me krerët e Brukselit është arrestimi i “peshqve të mëdhenj”. Siç mësohet, opozita nuk do të kontestojë asnjë arrestim “Vip”, e që sipas gjasave nuk do të bëhet nga Arta Marku, por nga prokurori i ri…(tesheshi)
performance protestuese!!! Gazetari fantastike
E THENE NDRYSHE:SAL KRYEKRIMINELI ME BANDITET SERBE NOKA RROKA BOKA BASHA TRASHA E VERE E SEEMES SE TYRE SOJ E SORROLLOGOP NUK DO TE DENOHEN KURRE PER KRIMET NDAJ SHQIPETAREVE.XHIN XHONET E PLEPAVE DO TE JENE PRAPE NE KRYE TE GJYQSORRIT SHQIPTAR.BANDAT E EDI PALOQES TE STRRRAZOS E MYL NOKES DO TE BEJNE KERDINE NGA FUSHKRUJA MAMURRAS LAC E E MIRRDITE.PRA MBYLLENI GOJEN E VSYTE E VOTONI PER KE TE DONI POR DIHENI SE NUK JU PIERDH KUSH.
tropojani….
Vetëm paragrafin e parë lexove ?
Lexo paragrafin e fundit dhe bie poshtë komenti ytë.
Jo thjesht gazetari fantastike,por gazetari endrimtare.
Mendime me gjuhen e fakteve
NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …
– Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se
– Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
“Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .
jane vetem hamendesime.thjesht fantazi gazetareske .sipas ketij artikullshkrusit shteti u drejtohet nga marrveshje te fshehta pa istitucione po sipas qefit te dy apo 10 persona dhe me e madhja keshtu drejtohet edhe Europa .e vota nuk ka vlere mundet qe edhe pakica te qeverise kur ti doje qefi kryetarit te saj keto qe shkruan zoteria pa emer skane te bejne fare me demokracine por me enderrat e tij per pushtet ose i paguar nga grupi i zuzareve qe k erkojne te krijojne nje zone gri te paqendrushme per te krijuar kushtet per ndarjen e byrekut te pushtetit gje qe ka pak mundesi te ndodh uroj qe te zgjohet shpejt
Nuk jam socialist por as Demokrat por nuk duroet me po futen ne Jetet familiare po degradojn rinin po vrasin familiet e mbyten ket popull merrini mbar aty ne parlament cohuni
Idiotizma. Basha s’di të lidhë brekët e veta. Ai, përpara se të jetë i poshtër, është i pa aftë. Dhe, natyrisht, prandaj është i poshtër, ngaqë është i pa aftë.
Zoti G.Matrenga , te gjithe e dine se kush eshte L.Basha , por
ai i duhet Saliut , per tu shtirur sikur nuk eshte ai , bajrktari qe
vendos per gjithecka ne PD . Saliu e heq , kur te doje
kukullen Lulezime !
Qe PD ka marre fund, duket sheshit.
Nuk ka me asnje politikan, force dhe ide te ndryshoje mendimin e votuesve.
Nuk ka asnje mundesi te krijoje aleanca me Perendimin. Eshte i izoluar dhe antiperendimore.
Nuk ka takat per lufte destabilizuese haxhiqamiliste.
Nuk ka asgje ne kontroll ne drejtesine e re, qe ecen perpara pa u ndalur.
Politikisht eshte zero.
Ne pamundesi, Harxhon kohen rremuje halabakesh, nderkohe qe po ngrihet gijotina e asgjesimit per te.
PD vdiq me kufomen e Berishes kraheve dhe nje nga shume teveqelet, qe i sajoi partire se tij familiare, per lider.
Lindi si ide dhe shprese e madhe dhe vdiq si levizje fshatarake, haxhiqamiliste, kleptokrate, orjentale, injorante dhe antiperendimore
E c’jane keto kompromise? C’pune ka politika te emeroje e c’emeroje gjyqtare e prokurore? Kesaj i thone ku qeme hic gjekundi c’pame s’pame gje. Kot merren me vetting po bene te tilla
DUHET KUSHTETUTE E RE ME 140 VOTA PER TE NDODHUR KJO QE SHKRUANI JU MOR MERO DJALI .
Fantazi gazetareske per te terhequr vemendjen.Kjo qe thote ky gazetar i jep favore Bashes ne kurriz te shumices dhe zeron gjithe sistemin e ri te drejtesise,qe do te thote se gjithe keto qe u bene deri tani ishin nje loje.
Po u la ne doren e Bashes e mori lumi kete vend