Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen për përmirësimin e drejtësisë penale

6 Korrik 2018, 11:54Politika TEMA

Qeveria shqiptare dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, që synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret përkatëse, përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale.

Memorandumi u firmos nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për palën shqiptare, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Norman Duncan për palën britanike.

Marrëveshja e nënshkruar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, krijon kushtet ndërmjet palëve për shkëmbimin e informacionit të historikut kriminal, lidhur me një dënim apo gjurmët e gishtave, për shtetas të Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetas shqiptar.

Kjo do të ndihmojë në cilësinë e drejtësisë penale, duke rritur informacionet e shkëmbyera, administruar nga 2 vendet partnere. Informacion mes agjencive do të shkëmbehet edhe për shtetas nga vendet e treta, duke zvogëluar në këtë mënyrë kërcënimet e sigurisë së brendshme dhe sigurisë publike.

Pas marrëveshjes, ambasadori britanik Duncan Norman u shpreh:

Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për shkëmbimin e informacionit për rekordet kriminale me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme. Shkëmbimi i informacionit është një pjesë shumë e rëndësishme në punën tonë për luftën kundër krimit të organizuar.

Ky Memorandum mirëkuptimi që nënshkruam sot, është një demonstrim se sa pranë janë të dy vendet tona tani, në përpjekjet e përbashkëta për luftuar këtë problem që na prek të gjithëve. Ky është një shembull shumë i mirë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim për të qenë edhe më shumë efektiv për të luftuar krimin e organizuar, këtu në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar

5 komente në “Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen për përmirësimin e drejtësisë penale”

  1. Ivici says:

    Fal punes se mire tani nderkombetaret na mbeshtesin ne luften me krimin.

  2. hana says:

    Memorandum i miremenduar per mendimin tim. Nga informacioni per grupet kriminale fillon cdo gje perpjekje per ta luftuar. Bravo

  3. selda says:

    Bashkepunime te tilla tregojn edhe njeher rendesin e reformave te ndermara dhe mbeshtetjen e vendeve te huaja.

  4. kelvin says:

    Perpjekje te tilla nuk jane gje tjeter vecse vazhdimi i nje lufte te nisur kunder krimit te organizuar

  5. Tani says:

    Tani nuk do ket me Balilra qe levizin sa nga nje vend ne nje vend tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje