Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se opozita do ta mbrojë me trupat e saj Teatrin Kombëtar, pas miratimit të ligjit për shembjen e tij dhe ndërtimin e një të riu.
“Vendimi që sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombëtar, antihistorik dhe i turpshëm!
Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë.
Ne do t’i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë.
Rama tani do të kuptojë se qytetarët e bashkuar janë më të fortë se hajdutet e bashkuar” shkruan Basha, që ka postuar edhe videon e momentit të votimit, kur deputetët e opozitës i hedhin kryeministrit Rama kartonët e votimit.(TemA)
Keto halabaket e PD kane qindra here qe betohen. Uroj qe kjo te jete e fundit.