Andi Bushati: Këtë që bëri Rama, nuk guxonte dot ta bënte as Fatos Nano, as Meta e as Berisha. Tani na kanë mbetur dy rrugë

6 Korrik 2018, 09:33Politika TEMA

Andi Bushati shkruan pas votimit në Kuvend të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, se tani kanë mbetur vetëm dy rrugë: ose nënshtrimi, ose të gjenden metoda të reja për të ndaluar këtë qeveri.

Sipas Bushatit, Rama është duke vjedhur me ligj dhe hapur, gjë që nuk ka guxuar dot ta bëjë as Fatos Nano, Ilir Meta e Sali Berisha.

Shkrimi i plotë i Bushatit:

Kjo e enjte është një ditë që do të hyjë në historinë e kuvendit të Shqipërisë. Jo për faktin se 75 deputetë sejmenë të Edi Ramës ngritën katronat për të shkatërruar Teatrin Kombëtar. Jo se ata po i zhvasin Tiranës një nga monumentet e pakta që evokojnë periudhën kur ajo filloi të vinte era qytet.

As se këtu kemi thjeshtë të bëjmë me një grabitje të pastër, nga ato të cilat qeverisjet në Shqipëri prodhojnë vazhdimisht. As se u përdhosën disa ligje të rëndësishme dhe u shkel brutalisht kushtetuata e vendit.

Të gjitha këto, që tani janë thënë dhe stërthënë, qëndrojnë plotësisht. Por ajo që ka ndodhur sot(dje) është më e rëndë sesa kaq. Sepse ajo instalon nje regjim të ri në Shqipëri, sepse ajo shënon një pikë kthese në rendin e tanishëm të gjërave.

Deri më tani shqiptarët kanë qenë të ndërgjegjshëm se pothuajse të gjithë politikanët vjedhin. Se ata marrin rryshfet, para të thata, prona në natyrë, metra katrorë, përqindje në aksione për çdo firmë që hedhin. Njerzit shikojnë se ku ata banojnë, se me ç’vetura lëvizin, se në ç’shkolla i edukojnë fëmijët, se ku i kalojnë pushimet dhe se si i ndërrojnë kostumet e tyre “sur mesure”.

Por, megjithëse ky është një sekret publik, deri më sot dukja është ruajtur. Nano se ka paranuar kurrë se ka nxjerrë gruan për të bërë para. Berisha se ka thënë asnjëhere se kishte emëruar të birin për sekser. Meta e ka mohuar gjithnjë se në bllok mbante llogarite e korrupsionit. Pra të gjithë, në një farë mënyre, janë munduar të ruajnë së paku fasadën.

Deri tani kështu ka grabitur edhe Edi Rama. Ne të gjithë kemi njëmijë e një pikëpyetje për mënyrën se si janë dhënë koncesionet e shëndetësisë. Ne të gjithë kemi hije të forta dyshimi për allishverishet që janë bërë me kontratat e inceneratorëve për djegjen e plehrave. Ne të gjithë nënqeshim sa herë jepet një leje e re kulle në Tiranë. Për të gjitha këto dihet pazari, përqindjet dhe sa hyn pak a shumë në xhepin e nëjrit apo tjetrit.

Por, edhe në këto raste flagrante një lloj formalizmi është ruajtur. Një gjysëm procedure është zbatuar, një lloj gare farsë është kryer.

Ndërsa prej sot e tutje ka rënë bilbili i përfundimit të kësaj loje me maska.

Këtë të enjte Edi Rama, me 75 shurdhë memecët e tij i ka dhënë të drejtën vetes të vjedhë me ligj. Ai ka ngritur siparin e një faze të re duke e detyruar parlamentin t’i dhurojë 8 mijë metra truall publik një kompanie private.

Sipas rrëfimit të tij haluçinant, një biznesmeni që deri më tani idenë më të ndriçuar e ka pasur që të pagëzojë një rrugë të qytetit me emrin e vet, që në të gjallë, i paska lindur inspirimi ta bëjë Shqipërinë me një teatër modern. Po sipas kësaj legjende ai paska gjetur edhe një arkitekt me renome ndërkombëtare që ka kopjuar shpejt e shpejtë një godinë të ngritur më parë në Kore. Dhe sapo ka dëgjuar për këtë dhuratë nga qielli, qeveria na qenkësh mrekulluar. Ajo është treguar e gatshme t’i falë një pronë publike – që vlen 200 milion euro e më shumë – mu në zemër të Tiranës.

Po pastaj kanë filluar problemet. Kjo nuk bëhet pa miratimin e Këshillit Bashkiak ku nuk kemi shumicën? S’ka problem.

Kjo nuk bëhet dot në kuadrin e ligjit aktual për prokurimin publik, për konçensionet apo për investime strategjike? S’ka problem.

Kjo nuk bëhet dot pa garë dhe pa i dhënë edhe konkurrentëve të tjerë në treg mundësinë që të japin një ofertë më të volitshme në këmbim të kësaj pasurie përrallore? Edhe kjo tejkalohet.

Dhe kështu lindi ligji i sotëm Rama- Fusha i cili nuk është vetëm një grabitje ditën për diell, por një gjë shumë më e madhe. Ai përbën pikën e kthesës, se që këtej e tutje, të vjedhësh, nuk është më e ndaluar; se boll të mblidhen bashkë një pushtetar dhe oligark dhe kjo qenkësh e mjaftueshme që të rrënohet trashëgimia, të tjetërsohet prona publike, të mos pyeten grupet e interesit, të shpërfillet i gjithë korrpusi ligjor ekzistues e kështu me radhë…

Me pak fjalë, votimi i sotëm(djeshëm) për shembjen e teatrit nuk do të hedhi në erë vetëm godinën e fisme të ndërtuar nga italianët , por ai i ka vënë minat edhe praktikës çerek shekullore për të vjedhur me kujdes, për të grabitur me skrupuj dhe për të mos e legalizuar hajdutrinë si meritë.

Prej sot ne kemi hyrë në një fazë të re.

Në një fazë ku ne gazetarët është e kotë të përpiqemi të bëjmë hetime investigative, të tregojmë me prova dhe fakte mëkatet e një pushteti që e pohon me krenari krimin e tij.

Në një fazë ku shoqëria civile dhe aktivistët anti korrupsion nuk ka vlerë të na tregojnë sesa thellë ka vajtur e keqja.

Në një fazë ku opozita, sa herë që do të tentojë të shkojë këtej e tutje në parlament, do të bëhet thjeshtë fasadë e atij grushti grabitësish që dialogojnë vetëm me veten.

Që prej kësaj të enjteje, kur parlamenti e legalizoi vjedhjen me ligj, asgjë nuk mund të jetë si më parë.

Para të gjithëve kanë mbetur vetëm dy rrugë: ose të nënshtrohen para këtij regjimi të ri, ose të kërkojnë metoda të ndryshme nga deri sot për të ndaluar këtë bandë.

28 komente në “Andi Bushati: Këtë që bëri Rama, nuk guxonte dot ta bënte as Fatos Nano, as Meta e as Berisha. Tani na kanë mbetur dy rrugë”

  1. Albi says:

    Per here te pare po i jap te drejte Bushatit .Prona publike eshte e popullit dhe sovrani nuk i ka deleguar askujt kmpetenca qe ti tjetersoje pronat .Kjo eshte nje shkelje e rende e Kushtetutes .

  2. Toni says:

    Nrm qe se ben dot ata se e kishin mendjen me vjedh, prishen fabrikat uzinat ato kishin para, nga teatri sdilte gje.kuptove o nipi i bllokut

  3. Terbaçioti says:

    Ti kurrë nuk ke bere gazetari investigative.Ti vetem ke shpifur, asgje nuk kemi pare nga ty te argumentuar dhe te arsyetuar me fakte.Ti nuk je gazetar, ti je nje turp i shoqerise shqiptare. Ed Rama ka nje faj, te madh bile, qe kallepin tuaj te shpifarakeve dhe baltes nuk po i ve fre me ligj. Kush nuk thote te verteten, te denohet me burg. Atehere te shohim se si do te birbilosesh ti dhe shpura juaj. Race e keqe, qe ke tradhetuar pjesen terbaçiote.

    1. Albi_I says:

      Per cfare investigimesh e ke fjalen? Ai kaloi ligjin publikisht dje, cfare do me shume ti?

      1. mirel says:

        Le mo se kjo eshte formula tani, fol kot per miletin, shaj sa te mundesh kritiket me fjale boshe, dhe vidh sic kane vjedhur, me ligje. Se keshtu duartrokiten me fort nga militantet.
        Popullin e ngrefin si puna e atij mikut. Njehere flet Ramuti dhe populli hapet me dysh.
        Futja Ramut, futja mire se e ka hak..

  4. Lond says:

    Na ka mbet vetem nje gjo te pallojm ty o kurv dhe ate qe ke ne shtrat.

  5. "BOHOTINA" says:

    Perfundimisht je sharlatan. Ti keshtu shkrove dhe kur u ndaluan furgonet e pa licensuar dhe per parkun e liqenit dhe per vepra te tjera.

  6. shqupisti says:

    Ata qe ti i merr per shembull te mire qeverisje, i kane bere thagmat ketij vendi. Ata nuk benin dot vepra qe konsiderohen si me te mirat ne europe, si sheshi Skendebej, pazari i ri, bulevardi, stadiumi kombetar etj. dhe e di pse? . Sepse ata jane kryehajdute dhe fondet publike i petdornin per tu pasuruar vet ata. Te gjitbe juve ju vrasin syte gjerat e mira e te bukura , sepse ju jeni regresi dhe e keqja e ketij vendi.

  7. Cuniverakurves says:

    Cdo gjexwe ben rama ketij cunitvte vera kurves i duket sikur rama i qi robte

  8. ashtude says:

    ndjeshmeria prej qytetari apo intelektuali, të shkon dhe më pak se ajo prej gazetari.
    le të tregojmë një histori. Historinë e një gazetari, i cili ka një jetë aspak modeste, me zyra të rinovuara, me bllog të ri, me vilë në Lalz apo Qerret, me apartament të mirë në qendër të Tiranës. Nuk është ndonjë gjë e madhe për kë vishte ralph lauren në vitet 90 kur të tjerët vishnin morra, pleshta e ankth. Pra, gazetari ka një status dhe duhet të luftojë ta mbajë atë status me çdo kusht. Dhe befas gazetari, një ditë të bukur fillon e del e pi kafe me një eksponente, mëmën e lëvizjes politike kapp ça të kapësh e vidh sa të mundesh. Nga ai moment gazetari fillon e shkruan shkrime ku kinse i bie ksaj kuçedrës tallava por ndërkohë i bën një shërbim asaj duke i ngritur figurën në diskursin publik. Helbete, gazetari me status e me nam po shkruan për ty. Nuk është pak.

    Ndërkohë, shumë postmoderne ndjeshmëria se tani nuk ruajmë më as dukjen por shfaqemi hapur, gjithnjë sipas gazetarit. Sigurisht, sepse gazetari, i cili nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë investigim por thjesht ka mbledhur koshat e plehrave në arkivat e leshit, me status shqetësohet për formën dhe jo për përmbajtjen.

    Gazetari po të kishte dy pare mend dhe pak ndjeshmëri, do të kuptonte se forma është përmbajtje kur flitet për ligjin dhe procedurat që ndjekin institucionet në veprimtarinë e tyre. Dhe kjo formë lë gjurmë. Dhe nesër, nëse vërtet ka ndodhur ajo çka gazetari pohon, një burrë me këllqe apo ndonjë grua me koqe vënë në pozicioonin e duhur do të mund ti hapë ato shkresa e të shohë sa e vërtetë është ajo që thotë gazetari apo Rama and Co.
    Kurse Nanos, Berishës, MOnës, Tutit, Bashës, me çpo duken bathët, do të duhet t’iu rruajmë mjekrrën si shoqëri sepse pikërisht se kanë ruajtur dukjen, kanë vënë festenmbi kokë dhe të paguajnë ty që tëmbash statusin duke çkarravitur me lapsin tënd.
    Se nuk je ndryshe nga të tjerët dhe ti, pjesë e establishmentit je dhe ti o koqe.

  9. olimpia says:

    Andi ,Berisha,Nano dhe Meta shkaterruan gjithe Shqiperine ,triliona dollare.Sipas meje ,kur te kete para teatri duhet ndertuar nga shteti.Rama ne se nuk ka para ,ta lere .Eshte problem dinjiteti i shtetit ,respektit ndaj kultures.Ndersa hapsirat e tjera te menaxhohen nga Bashkia ,sipas planit rregullator,me konkurse te hapura.Keshtu funksionon bota moderne.

  10. Lapsi do [email protected] says:

    Le te nxjere me prova dhe fakte qe arkitekti ka kopjuar nje godine shpejt e shpejt ne Kore( ke godine dhe ne cilen Kore)
    Te akuzosh per vandalizem, arogance dhe vjedhje e keni bere te modes se jeni brek e bythe te gjithe, te shohim do kesh bythe te mbrohesh nga akuza e arkitektit per shpifje, ulje prestgjit, vjedhje ideje , kopjim projekti, ulje e vleres te njohurive teknike dhe aftesia per projektim

    1. mirel says:

      Po tjetersimi i prones publike me ligj nuk te duket fakt ky, apo e ke merak me te modh ate projektin korean?

  11. @autori says:

    Kush jane keta budallej te zgjuar qe thone se “shteti nuk ka para”? Po tenderat e panumurt dhe shume shpesh te panevojshem qe ben shteti per sheshe, veliera dhe ringjallje nuk jane para? Po shpenzimet madheshtore per zyra, kolltuke, vetura, udhetime, rivitalizime, etj. nuk jane para? Po shpenzimet dyfish e trefish qe perseriten cdo vit per pune te dobet ose te pakryer, ne vepra milioneshe apo mijra palma qe thahen e zevendesohen neper rruget e Shqiperise, nuk jane para? Pa hyre pastaj ne diskutimin se perse duhen palmat ne Shqiperi (?!) apo, a jane te domosdoshme “veprat” qe sheh naten ne enderr kryeministri yne dhe qe diten imponohen per ti zbatuar me metoda korruptive dhe antiligjore. Ka edhe para te tjera, shume te tjera si keto me lart, si psh ato qe dhuroi shteti grek per teatrin dhe qe nuk dihen se ku kane perfunduar, por nuk eshte as vendi dhe as koha qe te numerohen te gjitha, sepse komenti im do behesh i merzitshem si ato te Alban Deges. Dhe akoma ka budallej qe besojne se shteti nuk ka aq para per teatrin sa “eshte i detyruar” ti fale truallin privatit? Me duket se u zgjata shume me repliken, sepse ndoshta gjithe keta “komentues” qe shajne e shfryjne per te vertetat qe na thote e zbulon Bushati, nuk jane gje tjeter vecse klone te programuar nga Rama dhe gazeta Tema. Sikurse jane te programuara edhe fjalimet hipokrite te opozites, qe diten ankohet per Ramen dhe naten fle me Firmen Rama-Berisha-Fusha-shpk.

  12. Zigur Qarri says:

    Me qarte dhe me thjeshte,nuk ka si mund te tregohet e verteta e korrupsionit,
    vjedhjes se hapur.Qendrimi negativ apo pozitiv ndaj se keqes,varet nga niveli i
    ndergjegjes qytetare.Kjo eshte edhe baza qe percakton,se kush kombe zhvillohen
    dhe kush mbesin pas.Edi Rama legjitimon vjedhjen,keta sulmojn Bushatin qe e
    denoncon!!!

  13. Çentrale says:

    Të dya rrugët janë t’ja rruani Ramës o figlio di puttanata

    1. Caku says:

      Kusht thote figlio di puttana ty,mami babi kryetari partise dhe fqinja?

  14. Iliri says:

    Po mire more idiot gazetar ata aktoret jane pronare te teatrit apo te punesuar .Shteti ju ka krijuar mundesine qe te bejne teater ne nje ambjent tjeter por ata jane njerzit me parazit ne shoqerine tone pasi marrin rrogen dhe nuk shkon njeri per ti pare jo vetem nga kushtet e teatrit por nga niveli artistik dhe profesional i tyre.Fjala eshte per ata qe zvariten aty se aktoret e medhenj qe kane lene gjurme ne teater do ta falenderonin shtetin per kete gje por keta qe jane aktualisht aty jane zvaranike qe marrin rrogen qyl pa bere asnje pune

  15. Timi says:

    Bravo Edi sa me shpejt teatrin e ri le te valoje kazani si perhere… ato ham ham ham e ti nderto e zbukuro kete vend!

  16. ta says:

    ziguri njerzit shikojne dhe degjojne, te njohin dhe ty?

  17. Birisha says:

    DY RRUGE KANE NGELUR: T’JUA FUSE RAMA KARIN NE BYTHE DHE TI LEPINI KARIN RAMES.

    1. nardi says:

      ose ta perdorin si laps per shkrimet e tyre

  18. Deshmitar y says:

    Bravo Andi. Halet e bashkise qenin temen

  19. mirel says:

    Shtet bandit, me qeveri kukull dhe parlament kriminal.
    Vetem nje rruge ka o Andi: tritolin te gjitheve.
    Vetem keshtu mund te rifilloje jeta ne Shqiperine e pushtuar nga mafia e politikes.
    Cdo gje tjeter eshte utopi e kote.3s

  20. Jimi says:

    Kete nuk kupton ti more rripce!? Prandaj Ramen e votuan 1 milion, pikerisht sepse po ben ate qe nuk bente Nanua.

  21. Tonini says:

    Se cfare u ka ba ne kete vend,nuk ka Shqipetare qe nuk e din,se kush i ka ba prape nuk ka Shqipetar,qe nuk e din,po sot ka nje ndryshim te madh ndermjet atyre dhe ketyre,se keta te pakten bejne dicka,po ata te tjeret per cfare te mbahen mend,na thuj ti,se ne e dime dhe ti zotrote nuk na the gje,per dy arsye,e pare se tu me shoke ata qe iken ju dhane nga nje kocke dhe su degjuat,e dyta,se ti me gjithe lukunine tende nuk u ndigjuat,se kishit frike se mos ju conin per gjah,ky i gjati me ju ka te tjera mardhenie,ju njeh mire se cfare mostrash jeni dhe as ju kon ,as ju rref,prandaj tall loqet me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje