Sherr brenda demokratëve, anëtarja e kryesisë sfidë Bashës: Digj mandatet, Rama fiton mandatin e tretë dhe PD ngel me 15 deputetë

6 Korrik 2018, 11:15Politika TEMA

Partia Demokratike vijon të përjetojë përplasjet e brendshme ku herë pas here ka pakënaqësi ndaj liderit të saj Lulzim Basha.

Së fundmi, anëtarja e Kryesisë  ka sfiduar kryedemokratin që të djegë mandatet e deputetëve në Kuvend, pas votimit të projekt-ligjit për teatrin.

Bushati shkruan në reagimin e saj se Rama mund të fitojë mandatin e tretë.

“Lulzim, na jep vetëm një provë! Digj mandatet!

Na provo ne që të dolëm kundër dhe të gjithëve, që je i gatshëm të sakrifikosh mandatin tënd e të Listës tënde…..

Provo që, kush të ka akuzuar se i ke shitur mandatet e deputetëve, ka gabuar!

Provo që, kush të akuzon se ti punon ditë natë për bashkëqeverisje me Ramën, gabohet!

Provo që, mesnata e 17-18 Majit nuk të mban peng!

Digj mandatet! Lëri përrallat që “veç po kaluan mbi trupat tanë”…. Rama e bëri rrugë….. Digj mandatet!

Ai nuk mund të quhet më Parlament!

 Askush nuk të ndjek ty, nëse nuk e sheh këtë provë nga ty!

Për dikë që e quan veten Lider, kjo nuk është as sakrificë!

Une kam pershtypjen qe Rama fiton dhe mandatin e trete….dh pd me 15 deputete”, shkruan Bushati. (TemA)

11 komente në “Sherr brenda demokratëve, anëtarja e kryesisë sfidë Bashës: Digj mandatet, Rama fiton mandatin e tretë dhe PD ngel me 15 deputetë”

  1. Atdhetari says:

    Rama fiton persa kohe ka perballe te korruptuarrit e djeshem .Jo se sot korrupsioni eshte ulur por votuesit pa alternative zgjedhin bojkotin.

  2. Muco says:

    Digjini, te shpetojme na ju zorraxhinj.

  3. guximi says:

    Mire mund t’a keni juve po a eshte i bindur Basha dhe Juve se te gjithe deputetet e PD-se jane dakort te djegin mandatet. Ketu duhet pare me kujdes se mos digjet Basha e ndonje tjeter, ndersa disa nuk pranojne dhe pastaj çfare do te thote Basha.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Gomari me Nastradinin qekan ne rregull..

  5. true says:

    me ne fund po e kuptojne dhe po e shprehin qe i jane futur nje rouge qorre dhe pa far kurr mbeshtetje nga populli.
    Le te shpresojme qe te behet dicka per ringritjen e nje opozite te vertete qe te marre pushtetin me rrotacion te ligjshem dhe jo me karogjoslleke qe ne e shpifen.

  6. "BOHOTINA" says:

    Po pse ne te kunderten moj BIBE mendon se do te fitoni? A, juve u ka shkare truri…

  7. Jimi says:

    Ne daci digjni mandatet, ne daci digjuni edhe vete, ky popull ju’a piu lengun. Ne zgjedhjet e ardheshme eshte e vertet qe keni per te ngelur me 15 deputet. Te fala qoftlargut!

  8. Loreta says:

    Dakord jam me ty moj bushatse, por edhe ti deklaro dhe siguroji pd-istet qe ne se
    digjen mandatet, ne zgjedhjet e ardhshme ti nuk ke asnje synim per tu vene ne
    listen e deputeteve te PD-se. Mire ben ta deklarosh kete biles sa me shpejt qe
    njerezit ta dine se ti je ose jo e sinqerte per kete qe i kerkon Bashes.
    Megjithate, bindu me ne fund se nuk ka dorezim mandatesh sepse kjo do ishte
    fundi i Bashes.
    Bindu se basha nuk ka asnje synim te coje PD drejt pushtetit. Basha me te tijet
    jane shume komod me kete gjendje. Basha eshte bindur plotesisht se nuk ka
    kellqe per te drejtuar nje force politike drejt fitores dhe e ka te pamundur te
    perballet me nje njeri te forte, te sukseseshem dhe me mbeshtetje te fuqishme popullore
    sic eshte Kryeministri Edi RAMA.

  9. drino says:

    DIGJI MANDATET DHE DO SHIKOSHE SI DO DALESH, TI DHE LSDHI,

  10. Emigranti says:

    PS dhe Rama fiton, se ka nje opozit destruktive, qe vetem kerkon destabilitet, remuj dhe anarshi dhe jo alternativa progresiste.
    Deri, sa ne ate parti te jet Berisha gjall , skan per te ngritur kok, jo ne pushtet qe sdo vin kur, por cdo vit eme shum dote shkojn drejt zhdukjes , sic ndodhi ne te gjitha vendet e lindjes, RRuge tjeter per kete palo parti ska.

  11. lakja says:

    digjini digjini se ca nga ju polici i lagjes do tju arrestoje se ska nevoje per mandat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje