Manjani akuzon Lu dhe Vlahutin: Ndihmuat në instalimin e klikës Rama, më e rrezikshmja që nga koha e pushtetit të Enver Hoxhës

6 Korrik 2018, 12:38Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manja thotë se ambasadori e SHBA në vendin tonë Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin gjatë shërbimit të tyre ndihmuan qeverinë e Edi Ramës, por jo Shqipërinë e as shqiptarët.

Në një shënim në facebook Manjani ngre alarmin se Shqipëria nën drejtimin e Ramën është një hap larg vendosjes së një sistemi të ri diktature, një diktaturë sipas tij e frymëzuar nga komunizmi Shqiptar por i përshtatur me modelin Erdoganist.

Reagimi i plotë:

Një mësim që duhet mësuar.

——————-

5 vitet e fundit duhet të na kenë shërbyer për të mësuar një mësim:

Nuk qeveriset vendi as nga e as me Ambasadorë!

Nuk është çështje sovraniteti, e as tangërllëku provincial. Është çështje parimi dhe llogjike.

Duke ruajtur respektin dhe konsideratat për SHBA dhe BE, ambasadorët e tyre që shërbyen në 5 vitet e fundit nuk e ndihmuan Shqipërinë!

Ata qartësisht ndihmuan Qeverinë e Edi Ramës, por jo Shqipërinë e as Shqiptarët!

Ndihma e pa kursyer që i dhanë pushtetit personal të Edi Ramës, e ka çuar Shqipërinë sot pas 27 vitesh pluralizëm, në një shtet me qeveri moniste dhe parlament me shumicë monopartiake.

Vendi sot është një hap larg vendosjes së një sistemi të ri diktature. Një diktaturë e frymëzuar nga komunizmi Shqiptar por i përshtatur me modelin Erdoganist.

E thënë më thjesht, populli mbahet me terapinë propahandistike “pasanikët në burg” (siç bëri Enveri), ndërsa qeveria në realitet e ka Shqipërinë çiflig personal, që bën bisnes me një dorë pasanikësh (siç bën Erdogani).

Këtë realitet e kemi peshqesh edhe nga mbështetja e pa kursyer e ambasadorëve që ikën Lu dhe Lei.

Unë jam nga ata që as kërkoj të keqen e as pres të mirën nga Ambasadorët! Por roli i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe me efekte të dukshme në instalimin e klikës Rama në krye të një pushteti absolut!

Më i rrezikshmi që nga koha e pushtetit të Enver Hoxhës!

As më intereson fare debati “vepruan me kokë të vet, apo me udhëzimet e qëndrave të tyre”!

Neve na është bërë një dëm shumë i madh, vështirësisht i riparueshëm!

Nuk e besoj dot që në Ëashington (dje dhe sot) apo në Bruksel të jenë dhënë udhëzime që Shqipëria të kthehet në shtet Monist dhe shqiptarët në trafikantë ose emigrantë!!

Çështja është që ne jemi një vend shuuuuumë i vogël, që na i dinë mirë zorrët në bark!

Ne nuk jemi as rrezik e as partner me askënd! Ndaj asnjë kancelari nuk ka ndonjë vemendje të shtuar për ne!

Në këto kushte ambasadorët që vijnë këtu, në një mjedis ku fjala e ambasadorëve është ligj, sillen natyrshëm sikur na qeverisin! Faji është yni, natyrisht!

Faji është krej yni, që nuk i kërkojmë hesap atyre të zgjidhen për të qeverisur, por presim ta bëjnë këtë disa rrogëtarë të huaj, të mirëpaguar nga shtetet e tyre!

Ky është kulmi i budallëkut!

Nuk është punë e tyre as të na qeverisin e as të na ndryshojnë qeverinë!

Shpresoj shumë që ta mësojmë të gjithë këtë mësim! Nëse duam të jemi popull normal si çdo popull i Europës, duhet të zgjedhim dhe të rrëzojmë vetë qeverinë.

Nuk funksionon me Ambasadorë!

Nëse nuk bindemi dot as pas këtij dështimi spektakolar me këto të dy që ikën, ska më shpresë!

Ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo gjë… Parardhësit tanë prinin aletatën të zbarkojnë. Por s’e qethi njeri…

Njësoj është prap…  (TemA)

 

 

 

 

10 komente në “Manjani akuzon Lu dhe Vlahutin: Ndihmuat në instalimin e klikës Rama, më e rrezikshmja që nga koha e pushtetit të Enver Hoxhës”

  1. tiransi says:

    Dolen minjte e gjirizit,me i zi njeri se tjetri,na kane neveritur ekranet e gazetat.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ky qe kerkonte SMS nga Rama ta conte ne te Semese…

  3. Dine says:

    . JAZËK !!! O DERR PE DERRI !!?

  4. Tony says:

    Popullin e keni aty. Kur te vine radha e votimeve mbushni mendjen popullit se ju e meritoni te jeni ne pushtet e Jo edi rama vetem. Por kur populli ju njeh mire kush merda ? jeni , atehere populli zgjell nje te keqe me te vogel. Ka shume gabime edi rama Po sot ne shqipri Nuk ka alternative. Duhen te rink o manjan hajvan. As pd as ps as lsi. Duhen te rinj e ju qe keni qeverise deri tani ne burg dhe te ktheni gjithe ato qe keni vjellur. E thjeshte apo jo ?

  5. Fran Cukaj says:

    Te gjitha të këqiat që shqiptarët po përjetojnë sot , janë pa asnjë dyshim , produkt i politikës paskomuniste , aktor i së cilës jeni edhe ju . Ju zotni Manjani , bëni dy gabime njëkohësisht : mbingarkoni me faj ambasadorët , dhe përjashtoni veten nga përgjegjësia . Ju duhet doemos të ndryshoni “Status” që të pretendoni rrugëzgjidhje për shqiptarët .

  6. ana says:

    shko mer budalla, provincial i pandreqshem. Ti as per roje bastoni nuk bo se nuk ke karakter.

  7. Le te them dhe une dy fjale se ngela pa pune says:

    Po mire mo kokeloqe hiqesh njehere i majte njehere i djathte ne fakte je ai i qendres (…me zile)

  8. Emigranti says:

    Manjani eshte nga te fundit komuniste qe vazhdon e propogandon ne Shqiperi…..?????

  9. LORA says:

    Falnderime dhe mirenjohje e thelle per zj.Romana Vllahutin dhe z.Donald Lu ,qe ndihmuan Popullin Shqiptarr dhe Shqiperine.
    Sa per idhi manjakun,pffffffffffffffffffffffffffff.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje