Ndeshja mes Brazilit dhe Belgjikës ka regjistruar disa statistika shumë interesante, të cilat kanë hyrë në historinë e Botërorit 2018 dhe të dy ekipeve në fjalë. Në vijim, mund të lexoni disa prej tyre.
14 – Me 2 golat e shënuar sot, Belgjika arriti numrin e 14 golave të shënuar në një Botëror, rekord i ri i kësaj përfaqësueseje e cila më parë ishte ndalur në shifrën 12.
2 – Fernandinjo u bë futbollisti i dytë brazilian në historinë e Botërorëve që shënon një autogol. I pari ishte katër vite më parë, nga Marcelo kundër Kroacisë. Kjo ishte gjithashtu hera e dytë që Belgjika përfitonte nga një autogol në Botëror.
0 – Zero skuadra kanë arritur të kthejnë ndeshjen pasi janë mundur 2-0 në pjesën e parë në një ndeshje Botërori me eliminim direkt.
4 – Brazili është eliminuar nga Botërori nga ekipet europiane në 4 Botërorët e fundit (Francë 2006, Holandë 2010, Gjermani 2014 dhe Belgjikë 2018).
100 – Me përjashtim të autogolave, Kevin De Bryjn u bë futbollisti i 100-të i ndryshëm që shënonte gol në Rusi 2018.
Ja nje genjeshter ne shkrimin e mesiperm: “Zero – skuadra kane arritur te kthejne ndeshjen pasi jane mundur 2-0 ne pjesen e pare ne nje ndeshje Boterori me eliminimin direkt”. Po ta theme une se para kesaj, Belgjika – Japoni ishte 0-2 dhe e permbysi ne 3-2, bile ne sekondat e fundit te shteses se ndeshjes. Prandaj kur beni keto lloj anaizash kujdesuni pak me shume se behi te pabesueshem dhe per gjera te tjera. Dhe tjetra, teknollogjia vertetoi qe Kompani e ka goditur me koke topin , ka zene tek Fernandinjo dhe ka shkuar gol, por jo se e goditi ai dhe beri direkt autogol. Megjithetae s’kane rendesi, rendesi ka qe Belgjika i ka fituar te gjitha ndeshjet deri me sot ne boterorin 2018. Te shikojme me Francen, por mos harro se 1986 Belgjika shkoi ne katershen e Boterorit kur ne eliminatore ne (Shqiperia) e kishim rrahur 2:0 me golin e dyte te paharruarit MInga, kurse ne na eliminoi Greqia. Keto jane kuriozitete dhe ka shume te tjera.