Franca është skuadra e parë që është kualifikuar për në fazën e gjysmëfinaleve të Kampionatit Botëror duke eleminuar në fazën e çerekfinaleve ekipin e Uruguait.
Skuadra e drejtuar nga tekniku francez, Dider Deshamp, triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rrugës për të fituar trofeun e Kupës së Botës.
Një 90-minutësh i zhvilluar në mënyrë perfekte nga ana e “Gjelave” që shënuan nga një gol në çdo pjesë për të marrë atë që kishin objektiv; kualifikimin për në raundin tjetër.
Qndërmbrojtësi Varane ishte ai që i hapi rrugë suksesit të Francës ku pesë minuta para fundit të pjesës së parë realizoi një gol mjat të bukur me kokë duke mos i dhënë asnjë mundësi Muslerës të reagonte.
Në pjesën e dytë do të ishte ylli i Francës, Antoine Grizmann, që me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës në minutën e 61-të dyfishoi rezultatin, ku u ndihmua dhe nga një gafë e portierit Muslera.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit me Francën që kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa Uruguai i jep fund këtu aventurës në Kampionatin Botëror.
Në mbrëmje Franca do të mësojë dhe emrin e kundërshtarit që do të përballet në gjysmëfinale që do të dal nga çifti Belgjikë-Brazil.
Më poshtë dy golat e takimit. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Varane
Goli i dytë i shënuar nga Grizmann