Ronaldo dhe Juventus, një histori që duket se po shkon gjithmonë e më tepër pranë fundit, që shihet i përbashkët.
Fillimisht kur kjo ide u hodh në mediat italiane dhe spanjolle, u konsiderua si çmenduria e radhës e merkatos, por këtë herë flitet për një tjetër histori.
Vetë menaxheri i yllit portugez, Horgo Mendes është shprehur se ky do të ishte një hap i ri në karrierën e mrekullueshme të futbollistit të tij, ndërsa nuk ka harron të falënderojë të gjithë njerëzit që e përkrahën Ronaldon te Reali i Madridit.
“Nëse Ronaldo do të vendoset të largohet nga Reali, ky do të ishte një hap i ri në karrierën e mrekullueshme të këtij lojtari.
Ai do të ishte mirënjohës për këtë klub të madh të Realit, për presidentin, trajnerin, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që kanë punuar në atë klub, pa harruar edhe tifozët madrilenë kudo në botë”, ka thënë Horgo Mendes.