Jose Mourinho, gati të paguajë klauzolën e largimit për Xherdan Shaqirin

5 Korrik 2018, 09:34Sport TEMA

Xherdan Shaqiri mund të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos sezonin e ardhshëm.

Futbollisti me origjinë nga Kosova, që përfaqëson Zvicrën, pritet të marrë një ofertë nga “Djajtë e Kuq”, që sipas raportimeve të “The Sun” janë gati të paguajnë klauzolën që e çliron 26-vjeçarin nga Stoke City.

Më rënien e Stoke City-t nga Premier League, Shaqiri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve, mund të ndërpresë kontratën për 12 milionë paund.

Fillimisht u përfol për një interesim të Liverpoolit, por tashmë ka hyrë në garë edhe United. Mourinho, që është i ftuar në Rusi për të komentuar ndeshjet e Botërorit, duket se është bindur nga paraqitja e lojtarit shqiptar në Rusi, pavarësisht se Zvicra nuk ia doli që ta kalonte fazën e 1/8-ave përballë Suedisë.

Dëshira e Shaqirit është që të mbetet në Premier League dhe, sigurisht, nëse Mourinho do t’i bëjë ofertë konkrete, vështirë të thotë jo.

Gjatë sezonit të kaluar lojtari shtatshkurtër u aktivizua në 36 ndeshje të Premier League-s me Stoke City-n duke shënuar 8 gola.(SS)

1 komente në “Jose Mourinho, gati të paguajë klauzolën e largimit për Xherdan Shaqirin”

  1. Klauzola e Plepistave te Meros says:

    “klauzolen” e mamave tuaja te bukura, o fshataret e meros…dini shqip apo jeni analfabete , o gomaret e meros…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje