Botërori i Rusisë është i mbushur me çudira dhe kjo po vërtetohet çdo ditë. Përveç se rezultate surprizë, çudirat e këtij botërori vazhdojnë edhe jashtë fushës së blertë.
Kështu, portieri i Rusisë, Igor Akinfev duket se i ka hyrë në zemër të gjithë tifozëve rus, sidomos pas ndeshjes me Spanjën, ku vendi organizator arriti që të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Botës.
Pronarët e kopshtit zoologjik ën Moskë kanë menduar ta nderojnë gardianin e kombëtares së tyre, duke qenë se njërës nga shqiponjat në atë kopsht, i kanë vënë emrin e tij, në shenjë mirënjohjeje.
“Ne vendosëm që ta pagq2asojmë këtë zog të shqiponjës me emrin Igor Akinfev. Vendosëm që ta quajmë kështu, pasi si portieri, edhe zogu ka një refleks të rrufeshëm dhe një shikim të jashtëzakonshëm”, u shpreh drejtori i kopshtit zoologjik, Svetlana Akulova.
Me siguri i lëvizin eshtrat të madhit Naim që shkroi në vitet e errëta për Shqipërinë e gjuhën shqipe:
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
kur sot shkruhet pa asnjë kujdes për pastërtinë e bukurinë e saj. “Portierit” padituria i thotë “gardian”, Svetllana është “drejtor” etj.
Krimi më i madh është vrasja e gjuhës dhe e trashëgimisë se brezave.