E ardhmja e sulmuesit portuegz, Kristiano Ronaldo, duket se është çdo ditë më larg Real Madridit dhe këtë e konfirmojnë edhe mediat më prestigjoze si spanjolle, po ashtu edhe ato italiane.
Destinacioni i ardhshëm i tij, mund të jetë Torinoja, ku ai do të luajë me fanellën e Juventusit dhe kjo hipotezë, sa po vjen e rritet.
Ka qenë edhe vetë ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi i cili në një prononcim për mediat italiane, është shprehur se gjithçka është mbyllur mes Juves dhe Ronaldos.
Ai pranon gjithashtu se Ronaldo ka kryer testet mjekësore për Juventusin në qytetin e Mynihut dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij si futbollit bardhezi.
“Ronaldo ka kaluar me sukses testet mjekësore në Mynih dhe tashmë pritet vetëm firma e tij”, shkruante Moxhi në rrjetin social “Twitter”.