Këmbengulja e babait të Januzajt: Nuk e kemi mohuar kurrë Shqipërinë, përgjigjem penalisht nëse gënjej

5 Korrik 2018, 17:08Sport TEMA

Goli i Adnan Januzajt kundër Anglisë bëri që emri i tij të rikthehej edhe njëherë në qendrën e vëmendjes të mediave europiane. Mjaftoi besimi që trajneri i belgëve i dha mesfushorit shqiptar në rotacionin që bëri për takimin e fundit të grupeve të Botërorit dhe ky shans u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.

Në një intervistë për “Lajm TV”, babai i Adnanit, Abedin Januzaj ka komentuar çështjet e fundit që e lidhin djalin e tij edhe me mohimin e kombësisë shqiptare, teksa shprehet se nëse kjo vërtetohet, atëherë ai përgjigjet edhe penalisht.

“Nuk kam pasur dijeni deri tani vonë, ndërsa kam marrë vesh së fundmi se Adnan Januzaj ka mohuar origjinën shqiptare. Ka qenë një devijim i intervistës dhe kjo nuk është aspak profesionale. Më vjen keq për njerëzit dhe mediat që bëjnë këto shpikje.

Mund të them se është degradimi i tyre. Gjithashtu kam parë nëpër media të ndryshme, shpikje dhe fjalë të pavërteta për Adnan Januzajn. Janë duke ofenduar familjen tonë. Dua të sqaroj njerëzit se djali im nuk e ka mohuar kurrë kombin e tij.

Nëse ka të interesuar për dijeni rreth familjes Januzajn, atëherë dera është e hapur që të marrin informata për ne. Nuk janë më patriotë se ne. Nëse del ndokund me fakte ku djali im ka mohuar kombin e tij, atëherë unë mbaj përgjegjësi morale dhe penale”, ka thënë Abedin Januzaj.

4 komente në “Këmbengulja e babait të Januzajt: Nuk e kemi mohuar kurrë Shqipërinë, përgjigjem penalisht nëse gënjej”

  1. SHQIPTARI says:

    pune e madhe a po e mohon apo jo Shqiperine apo Kosoven….abolutisht pune e madhe…

  2. ben says:

    Bla, bla, bla, bla, bla, bla..
    Kur FSHF-ja dhe kombetarja shqiptare kerkoi qe Januzaj dhe Berami te luanin per Shqiperine, ata nuk u pergjigjen per nje kohe te gjate dhe kur moren ofertat nga Belgjika dhe Zvicra, pranuan menjehere.
    Kjo eshte zgjedhje personale e cdo kujt, por tani te mos dalin me perralla qe nuk u beson kush.

    1. ELIOT says:

      Mire e ben ;;te luanin per ramen per duken qe jane korrupsioni;;;; e duan me shume shqiperine rama duka apo januzaj ;;;te pakten adnani na jep kenaqesi me golat e tije dhe nuk vjedh popullin si duka ;;;prandaj lereni te qete dhe bon chancE adnan ;;;

  3. dardani says:

    Na cate trapin, bythshitur serbo-tyrcelinjte e mutit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje