Peticioni, 200 mijë kolumbianë duan përsëritjen e ndeshjen ndaj Anglisë

5 Korrik 2018, 20:01Sport TEMA

Një peticion i firmosur nga rreth 200 mijë njerëz, më saktësisht 192.550 vetë, kanë kërkuar që ndeshja mes Anglisë dhe Kolumbisë, e vlefshme për 1/8-t e finaleve të “Rusi 2018”, të përsëritet.

Tifozët e Kolumbisë, që kanë marrë iniciativën e tij peticioni, janë “tërbuar” nga gjykimi i amerikanit Greiger, që sipas tyre akordoi një penallti të paqenë në favor të “luanëve” dhe të shndërruar në gol nga Harry Kane, në ndeshjen e mbyllur 1-1, ku Anglia u kualifikua me penallti.

Gjithashtu, kolumbianët pretendojnë se në kohën shtesë iu anulua me të padrejtë një gol i Carlos Bacca.

192 mijë njerëz firmosën peticionin e dërguar te FIFA për përsëritjen e ndeshjes, por mundësia që kjo të ndodhë është 0%.

Anglia do të luajë me Suedinë në çerekfinalet e “Rusi 2018”, ndërsa Kolumbia është kthyer në atdhe.

2 komente në “Peticioni, 200 mijë kolumbianë duan përsëritjen e ndeshjen ndaj Anglisë”

  1. Luli says:

    Ikni mer rrace muti mesoni te silleni me dinjitet edhe kur humbisni se lat nam.

  2. "BOHOTINA" says:

    Une ne fushe pashe 11 gangstere, te droguar, kriminele dhe jo nje skuader futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje