Statistikat / Mbape thyen tjetër rekord, Grizman si legjendat Zidan e Fonten

6 Korrik 2018, 20:45Sport TEMA

Franca ka kaluar sot në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për herë të 6 në historinë e saj, si pak përfaqësuese të tjera që kanë arritur në këtë pikë të turneut.

Ndërkohë, për dy lojtarë të Francës, kjo ka qenë një ditë ku kanë shkruar emrin e tyre në librin e rekordeve për këtë përfaqësuese.

Hugo Loris arriti sot numrin e 23 ndeshjeve në turne madhorë me fanellën e Francës, duke shkuar në vendin e 5 në renditjen e të gjitha kohëve. Ai regjistron 12 ndeshje në Botërorë dhe 11 në Europianë, ndërsa të vetmit që e kalojnë janë Lilan Turam (32), Tierri Henri (28), Zinedin Zidan (26) dhe Fabian Bartez (26).

Ndërkohë, Kilian Mbape nuk do të kujtohet sot vetëm për simulimin qesharak të stilit Nejmar që bëri në pjesën e dytë të ndeshjes.

Sulmuesi regjistroi sot ndeshjen e 20 me përfaqësuesen, duke u bërë futbollisti më i ri në historinë e Francës që arrin këtë shifër. Në moshën 19 vjeç e 198 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga Karim Benzema i cili kishte luajtur ndeshjen e 20 në moshën 21 vjeç e 54 ditë.

Kurse Antuan Grizman tani mund të krahasohet me emrat më të mëdhenj në historinë e përfaqësueses franceze sa u përket ndeshjeve me eliminim direkt.

Goli i shënuar sot nga ai ishte i 7 në një fazë eliminimi direkt në turne madhor, duke barazuar Zinedin Zidan dhe Zhyst Fonten. Ai mund të bëhet rekordmeni i vetëm i Francës që në ndeshjen e radhës.

3 komente në “Statistikat / Mbape thyen tjetër rekord, Grizman si legjendat Zidan e Fonten”

  1. ... says:

    Fitoi afrika jo franca

  2. enter"" says:

    Franca vetem me Argjentinen meritoi. Ndeshjet e tjera ishin shume te dobeta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje