Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 38 persona, ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur në zonat perëndimore të Japonisë.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur nga një shi i rrëmbyeshëm që nga e enjtja.
Qindra shtëpi janë dëmtuar dhe rreth 1.5 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa tre milionë të tjerë këshillohen që të kenë kujdes dhe të jenë gati për një evakuim.
Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Disa nga viktimat janë zënë të gjallë nga rrëshqitjet e tokës, njofton agjencia e lajmeve Kyodo e Japonisë.
Në qytetin e Motoyama, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, ra 583mm shi nga e premtja në të shtunë, tha agjencia meteorologjike e Japonisë.
Shi më shumë pritet gjatë ditëve të ardhshme. Kyoto, rreth 300 km në lindje të Hiroshima, është goditur gjithashtu nga rrebeshat.
Prefektura e Yamaguchi, një zonë tjetër e goditur nga shiu i madh, i paraljmëroi njerëzit që të vëzhgonin lajmërimet për evakuim dhe të vepronin sa më shpejt. (TemA TV)
Dy jane aresyet pse ndodhin permbytje 1- Prerja e pyjeve apo djegia e tyre dhe 2- betonizimi gjithe tokes me asfalt e beton. Por mos harroni: sikur mos te jetonte Sali Berisha, edhe bota do te ishte me mire.