Rrëfimi i Frederik Ndocit: Shqipëria, një vend që edhe dreqi nuk e ha. Këngëtaret e bukura në komunizëm kishin shumë favore (flet dhe për 12 ‘vdekjet’ e tij në jetë)

7 Korrik 2018, 14:58Kulturë TEMA

Këngëtari i  njohur Frederik Ndoci, gjatë  një  interviste  ekskluzive për gazetën TemA, me “zemër në dorë” ka rrëfyer disa nga  plaget  e kohës së  shkuar, por edhe disa nga projektet e  tij me të  reja në Hollywood.

“Jam duke xhiruar disa plane dhe skena në një film hollywood-ian,  serial. Ku do të jem edhe kompozuesi i muzikës së filmit, dhe po punoj për të parakompozuar plane dhe tema te ndryshme muzikore të filmit. Kam në projekt edhe krijimin e një albumi me këngë të reja.

Por projekti më i madh është të riunifikoj familjen në USA”, the ai.

Gjithashtu, Ndoci ka  shprehur mendimin e tij  lidhur me debatin e prishjes të godinës së  “Teatrin Kombëtar”.

Intervistoi Orest Çipa, Nju Jork

Z.Ndoci, për më shumë se dy dekada tranzicioni duket sikur artistët në Shqipëri më shumë sesa këndojnë, bëjnë “spektakël”, e rrjedhimisht krijohet një traditë anti-vlerash gjithnjë e në rritje. Ç’mendim keni ju për muzikën që bëhet sot në vendin tonë?

Në çdo shtet të botës arti i vërtëtë është i censuruar, jo si gjatë viteve në diktaturën tonë.

P.sh. në New York dalin me qindra mijëra këngë në ditë, në stile të ndryshme, por ndoshta një ose dy e kalojne klasën dhe hyjnë në histori.

E kam shprehur edhe herë të tjera, që nuk ka muzikë të keqe, por ka shije të keqija dhe ka disnivel profesionalizmi. Por edhe këto të dy dukuri do të ishin asgjë, nëse nuk do të ishin përkulur artistët e vërtetë para antivlerave të cilat u bënë vlera të tyre (ngaqë ishin të detyruar ekonomikisht, ose e thënë në lehtësimin e pseudotermave ekonomia e treut dhe nevoja e shpërthimit të vulgut).

Asnjëherë artisti i vërtëtë nuk mund të përballojë turmën e llumit që sjell i paafti, e sidomos kur i paafti paguhet nga interesa edhe politike të shkombëtarizimit dhe shkuljes së autencitetit dhe trashëgimisë kulturore të ruajtur me stoicizëm nga brezat, që gjatë shekujve sakrifikuan gjithçka për t’u ruajtur ne brezave që do vinim më pas, por që do ishte vetëm utopi, pasi feja u tjetërsue me para, ashtu edhe kultura jonë do të shkatërrohej dhe shitej nga çdokush që i afrohet një shumë parash. Në këtë rast vihet re mungesa e censurës dhe për kohët që kanë ardhur, është e domosdoshme.

Po të kthehemi  pas në  kohë, dhe ta krahasojme me sot, cilat ishin prioritetet që një artist kishte asokohe dhe cilat  janë  prioritetet që një artist  ka sot?

Shpesh epokat sjellin edhe ndryshime, në çdo fushë të jetës, sigurisht edhe në art.

Atëherë (në monizem) ishte si moto, që sillte edhe nje angazhim masovik dhe një betejë, sipas citatit: “Artin revolucionar e bëjnë artistët revolucionarë, zemra e të cilëve rreh një me zemrën e popullit”

Pra, prioritar arti socialist kishte këtë tip lënde djegëse, që shpinte ujë në rrugën e të qenurit bashkëpunëtor disi indirekt me vijën e Partisë, dhe çdo gabim, edhe pa dashje, merrej si i qëllimtë dhe pasojat ishin të qarta.

Atëherë ishte shumë e lehte të përfundoje në burg, nëse nuk e kishe mendjen, pra prioritet ishte, të kishe një pjekuri të lartë e të qartë dhe sa më cilësore të dijeve dhe aftësive profesionale, nëse nuk kishe mbështetje nga  lart. Atëherë ishin edhe artistë që mbështeteshin nga personalitete të larta, arsyet ishin për “motive të dobëta”.

Por meqenëse nëpër dikastere shtetërore dhe partiake ishin kryesisht burra, artistet femra, kryesisht ato që ishin të bukura, doemos që u plotësoheshin tekat e tyre…

Ndërsa ne meshkujt artistë duhej doemos të ishim cilësorë dhe të pagabueshëm, pasi jeta dhe karriera jonë digjej me shpejt se baruti, ku dhe jeta jonë dhe e krejt familjes varej në një fill peri.

Ndërsa sot, prioritetet që një artist i kohëve të sotme ka, janë që mjafton të gjejnë një viktimë “sponsor” që bën të mundur daljen në treg të një CD-je të re, ku as nuk bëhet fjalë për seleksionimin apo kërkesat për një cilësi të këngëve dhe materialeve që do të futen në CD.

Aventura të shumta, sakrifica dhe një sërë sulmesh e prapaskenash numërohen në jeten tuaj (periudha e komunizmit, largimi nga Shqipëria, Italia, Zvicra, Amerika, familja etj etj… ) për çfarë nuk do të pendoheni  kurrë dhe çfarë do të doje të kishe ndryshuar?

Të jesh cilësor në artin tënd, nuk do të thotë se duhet të mbështetesh vetëm në aftësitë e tua, por edhe të punosh pambarimisht për t’i update-uar aftësitë me kohën.

Nëse nuk do ndodhte me mua që çdo kohë të bëja “up date”, vlerave të mia me ato që kërkonte koha…sot nuk do të isha as 10% Frederik Ndoci. Jeta për një artist është 20% talent dhe 80 % punë.Mendoni pak brishtesinë e një shpirti artist, sa e lehtë është t’a vrasësh atë.

Mendoni kur je cilesisht mirë, sa të shumtë janë sulmet nga të paaftët, nga xhelozët, meshkuj të veshur me pushtet në çdo kohë, sa e egër ishte diktatura me ne, sa të egra ishin dashuritë tona dhe tekanjozet femra që vinin nga struktura, sa stoike ishin sulmet e injorantëve e karrieristëve që ngjiteshin lart në shkallët hierarkike vetëm duke djegur jetë artistësh.Une kam vdekur me dhjetëra herë nga këta xhelatë.

Sikur të kisha mbrapsht vetëm kohën e jetës që më kaloi duke qarë e mallkuar xhelatët e vdekjeve të mia, sot do isha me siguri 38-39 vjeç!

(vdekja një) Këndoja këngë nga vitet 1972 nga repertori spanjoll me të rriturit në koncert variete, që organizonte asokohe Klubi i Rinise ‘Herojt e Vigut’,  kënga Caminito  dhe kënga luxemburgase Capre tua, ku në natën e tretë u anulluan këngët.

(vdekja dy) Në vitet 1973 fitoj kinoprovën e rolit kryesor në filmin “Nga mesi i errësirës”, por ma rrefuzuan vetëm ngaqë isha i prekur politikisht (biografi politike negative)

Isha shumë i ri, afro 15 vjeç dhe kjo ka ndikuar përfundimisht në formimin dhe karakterin tim, që të jem antikomunist në përjetësi.

(vdekja tre) Kur fillova të debutoja si instrumentist dhe vokalist me grupin “Na bashkoi kënga popullore”. Dekani i Akademisë së Arteve, Ibrahim Madhi, së bashku me sekretarin e organizatës së partisë, nuk më lënë as të përgjigjem në provim, por më ndëshkojnë me përsëritjen e lëndës për vjeshtë dhe në vjeshtë më rrëzuan vitin, vetëm se nuk pranova kërkesën e tyre për të mos debutuar me grupin.

(vdekja katër) Ishte viti 1979 kur erdhën dhe na rreshtuan të dhjetëve dhe na zgjidhnin “ti dil këtej, ti dil andej”. E më pas duke na thënë: “Të gjithë ju këtej keni një aktivitet të rëndësishëm jashtë shtetit, ju të tjerët e dini që biografia juaj nuk ju pranon, dhe jeni të lirë”.

(vdekja pesë) Kur më dënuan penalisht me nenin 55, dhe si pasojë më pezulluan dhe ndaluan tërë aktivitetin tim artistik më vendim të Presidiumit Popullor. Denimi ishte se akuzohesha nga një letër anonime, se isha bashkëpunëtor dhe spiun i CIA-s, FBI-së, KGB-së ,UDB-s dhe i Vatikanit.

(vdekja gjashtë) Kur erdhëm në RTSH nëTiranë në nëntor të vitit 1984 për rregjistrim të materialeve humoristike me estradën e Shkodrës, ku Ylli Pepo (drejtor i televizioni asokohe, sot demokrat i flaktë) u thotë trupës: “Kush e ka lënë të futet në televizion këtë Frederik Ndocin? Pastaj mu drejtua mua: Përjashta!Prit, prit, dhe thirri policin. E më pas porositi policin duke i thënë: “Duhet ta shoqërosh deri te treni, ta hipësh në tren dhe të presësh deri sa treni të niset për Shkodër.

Ti Frederik duhet të vish me leje policie edhe nëTiranë, është vendim qeverie, dhe as që bëhet fjalë në RTSH!!”

(vdekja e shtatë) Kur më dënuan më 1984 (kolektivi i estradës) me 6 muaj punë në tulla. Arsyeja ishte vetëm sepse mora pjesë  në një film “Fundi i një gjakmarrjeje” e nuk u paraqita në punë para se të mbaronin xhirimet e filmit. Drejtoria donte që të mos vazhdoja xhirimet, e ndërsa unë isha në xhirime me urdhër të Ministrisë së Kulturës. Sapo mbarova xhirimet, shkova në Drejtorinë e Kinostudios dhe i kërkova drejtorit një shkresë që sonte në ora 21:00 mbarova xhirimet, për ta paraqitur në Drejtorinë e Teatrit “Migjeni”, por që nuk piu ujë, pasi vendimi ishte marrë dhe me duhej ta vuaja.

(vdekja tetë) Kur desh me futën prapë në burg, në1987, sepse refuzova të isha komunist, të bëhësha anëtar partie.

(vdekja e nëntë) Kur desh më përjashtuan nga puna (viti 1988) se gjatë këngës kur po këndoja në skenën e Teatrit të Vlorës, një spektatore femër doli nga salla dhe u ngjit në skenë, dhe filloi dance, më tepër gjimnastikë aerobike, drejtuesi i orkestrës ndali këngën në mes, unë e vazhdova në piano, dhe me pas në kitare që ia mora nga dora kitaristit, dhe më pas ky drejtuesi i orkestrës mbylli skenën. Salla e irrituar shante dhe ofendonte drejtuesin. Në darkë mblidhen që të vendosin përjashtimin tim nga Teatri. Arsyeja, pse e vazhdove këngën, por nuk ia arritën qëllimit.

(vdekja e dhjetë) Kur më hoqën çmimin e parë vetëm se drejtori M.H. nuk deshi t’ia jepte këngës që ishte e referuar nga lart, edhe pse kanga ime “Pranvera do lule shumë”, ishte më e votuara me zarfe nga populli, ajo doli e dyta.

(vdekja e njëmbëdhjetë) Kur desh hoqën Julin (Ndoci) nga kënga “Tok e Diellit”, në vitin 1989.

(vdekja e dymbëdhjetë) Kur nuk e transmetuan këngën time në natën e parë në festival, vetëm nga suksesi i madh që pati kënga atë natë, dhe se çmimi ishte blere me lekë më parë nga të paaftët. Kur pyeta për paratë, ky demokrati Ylli Pepo, me tha: Si del në skenë me ato flokë të gjata dhe me pantallona lekure??? Thamë demokraci dhe u bë deti kos? Çfarë kujton, se erdhi Amerika në Tiranë?

Dhe kënga në natën e tretë u vlerësua në vendin e tretë, apo të katërt, nuk me kujtohet, por që u bë shkaku i largimit tim nga Shqipëria.

Përmenda 12 vdekje duke mos harruar edhe shumë të tjera.Vdekje shoqërore, ndarja nga fëmijët dhe vuajtja për pajisje me dokumente në shtetet ku jetoja, e të tjera…..

Por pas vdekjeve të përkohshme vinte pas suksesi në një film, në një këngë, në një vepër arti, dhe kjo bënte që plaget e vdekjeve artistike shpirtërore të mos ishin dhe aq të dhimbshme, por të ishin të paharruara përjetë, edhe po të kisha 12 herë perseritje jete, prapë do kisha dëshirë të kisha po jetën time, me të gjitha ngjarjet, vetëm me pak perjashtime: Ndarja me vajzat në vitin 1996, Flodia dhe Klea me ka kushtuar mjaft, 17 vite mbrapa. Ndarja me ex-en në vitin 2007, edhe ajo me kushtoi 10 vite regres në jetë. Jeta është më e bukur kur e rifillon nga e para.

Nga ndarjet nuk përfiton asnjëra palë, të dyja palët në ndarje vuajnë dhe humbin shumë.

Nuk mendoj se gratë duhet të dhunohen, edhe se kanë lindur dhe duan të jenë tradhtare. Ato i bëjnë më shumë dëm vetes se partnerit.

Pas shumë vitesh në SHBA, u kthyet në Shqipëri e më pas u rikthyhet në New York. Çfarë nuk di publiku për Frederik Ndocin?

U ktheva ne 2006 dhe mendova gabimisht se Shqipëria kishte ndryshuar…

Nga njëra anë isha i dërrmuar spiritualisht, pasi regresi i ndarjes më dërgoi mbrapsht, si në lojën”mos u nxeh”.

Unë mendoj se bëra mire, sepse riktheva pozicionin tim si artist aty që duhet të ishte, p.sh. fitova të drejtën për në Festivalin Europian, mora pjesë në qindra spektakle ku rregjistrova me qindra këngë të reja, njerëzit morën vesh për arritjet e mia nëpër botë. Njoha shumë më tepër, shumë prej atyre që më parë i konsideroja miq, por që në të vërtetë ishin dhe do jenë armiqtë e mi në përjetësi (zoti pastë mëshirë për ta). Arrita të këndoj për Papa Franceskun 6 kangë, ku dy ishin këngët e krijuara nga unë, kompozova këngë të ndryshme për vete dhe për artistë të tjerë. Gjithashtu, mora disa çmime të para vetë dhe disa këngëtarë të tjerë i kenduan dhe u vlerësuan, p.sh Hersi Matmuja, “Ah jet, oh jetë” dhe “Nate moj nate”, A.Prifti, çmim “pasuri e pasurive, Jana Toma,”Kush jam”, Gjeni Mjeda ,tre cmime dhe një të dytë nëShkoder, dhe dy  çmime të para në Mal të Zi dhe në Vojvodinë.

Po ashtu më njohën njerzit edhe si poet, edhe si filantrop, edhe si kantautor, edhe si euridit në fusha dhe shkenca të ndryshme, si p.sh.konferenca e parë botërore për studimin e pellazgeve 2011, ku u zgjodha si anëtar i Kryesisë së komisionit drejtues deri në kongresin e dytë.

Nga ana tjetër bëra edhe keq, sepse “atë vend edhe dreqi nuk e ha” (nje shprehje e imja kjo)

Atje kanë ndryshuar shumë gjëra vërtet, por komunistët dhe bijtë e tyre kanë mbetur të njëjtë, ndoshta edhe më të këqinj se baballarët e tyre.

A keni ndërmend që  një ditë të  ktheheni sërish në Shqipëri?

U ktheva vjet, dhe policia me armë në dorë, me anti-plumb në gjoks e me helmete në kokë, më ndaloi këngën në gjysëm në ora 21:00, me pretendimin se kishin marrë urdhër nga kryeministri. Populli i irrituar e nxorri policinë jashtë, dhe unë vazhdova atë natë, por të nesërmen në ora 19:00 para lokalit ku kendoja dhe mblidheshin çdo natë 350-400 vetë, ishin 150 forca policore që nuk lejonin askend të hynte më në lokal. Unë do kthehem, por pasi Trump të ketë pastruar sa më shumë komunistë këtu në USA dhe në Shqipëri. Por vjedhurazi do vij, vit për vit atje.

Prej shume vitesh jeni anëtar aktiv i Federatës Pan-Shqiptare Vatra,  cili është  roli që ka sot Vatra në komunitetin shqiptar në Amerike dhe sa vendimtare është kjo federate për problemet brenda dhe jashtë  vendit?

Vatra si organizate jo politike i ka patur të qarta gjithmon misionet e veta, pasi ka disa.

Ajo është e vetmja organizatë shqiptare që njihet dhe përkrahet nga shteti amerikan, dhe Vatra me vatranët e duan USA dhe presidentin e saj, Donald Trump. Politikat e 70 viteve të fundit në përgjithsi nuk e kan njohtur Vatrën dhe e kanë cilesuar organizatë reaksionare, por Vatra kurdoherë është pro nacionaliste shqiptare dhe dënon ashpër çdo veprim antishqiptar të qeverive. Së shpejti ne do të vëmë në funksion një zyrë Vatra në Tiranë, ku të pasqyrohet me detaje çdo veprimtari.

A ka një projekt që jeni duke punuar ? Mund të na thuash diçka pak më shumë rreth këtij projekti?

Jam duke xhiruar disa plane dhe skena në nië film hollywoodi-an, serial. Ku do të jem edhe kompozuesi i muzikës së filmit, dhe po punoj për të parakompozuar plane dhe tema te ndryshme muzikore të filmit. Kam në projekt edhe krijimin e një albumi me këngë të reja.

Por projekti më i madh është të riunifikoj familjen në USA, dhe jam në fund të procesit që më ka kushtuar 20 vite shkurtim jete.

Nëse keni  ndjekur  shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar të kthyer tashmë në një debat public, cili është mendimi  juaj?

Tema e Teatrit  ka disa aspekte që unë jam pro dhe kundra. Shpesh politikanët shqiptarë për të hipur në karrige, për rrotacione politike, kanë gjetur një pretekst për t’u kapur pas tij dhe për të qenë sebep konflikti.

Cdo njeri ruan një kujtim a suvenir nga e shkuara, dhe nuk e ka të lehtë ta flakin tej. Ashtu edhe Teatri është nje ikonë e vjetër, por që artistët nuk e kanë të lehtë t’i kthejnë shpinën, edhe pse tashmë është tejet i vjetëruar. Por Teatri i ri a do ketë të njëjtën akustikë? Doemos jo! Sepse ndertuesit nuk i duhet kjo, por i duhet ndërtimi.

Sa është e drejtë dhe e domosdoshme shembja e tij, këtë e dimë të gjithë, por sa nuk i duam pushtetarët e me dhunë duan ta prishin, kjo është tjetër gjë.

Teatri Kombëtar duhet të shembet pas Piramidës që u ndërtua për E.Hoxhën. Tani, të ruash njërën, shtëpinë e partisë, dhe ta shembesh Teatrin është paralelizëm qesharak.

Nga ana tjetër, po kujt demokrati i rruhet për Teatrin, perveç dy-tre aktoreve që ishin pro mos prishjes. Vetëm teatrot dhe artistet janë kundër, ndërsa pjesa tjetër janë pro prishjes…Them unë.

(TemA)

44 komente në “Rrëfimi i Frederik Ndocit: Shqipëria, një vend që edhe dreqi nuk e ha. Këngëtaret e bukura në komunizëm kishin shumë favore (flet dhe për 12 ‘vdekjet’ e tij në jetë)”

  1. Konsulli says:

    Ike mor zagar, ti je nje megalloman dhe nje mitoman psiqik, te kam pasur ne universitet dhe te njof mire, ke qenë nder më te privilegjuarit se bashku me motrat e tuaja por ishit ordinere pa talent . Llapaqen ordiner

    1. kunsull ngarkim -shkarkimi ,,

      qe ti thuash Fam.Ndoci ,
      qe s’keni Talent ,
      do te thot si me i tregu Afrikani bushmen ,
      nji qytetari Italian se cdo te thote Kulture e Njerezimit .

    2. Hoxh Armandi says:

      Frederiku tha qe turkoshqiptaret per leke nderruan fene…jo me shijet muzikore.

    3. Lloni says:

      O Ndoc rroku!
      Ti kengetar dhe antikomunist?
      Po per cfare te sherben ty antikomunizmi kur ishe i pa afte te mbaje familjen tende?
      Paske vdekur 12 hereo legen?
      Po te vdisje nje here do te ishe harruar o gomar dhe jo te dilje ne skene cdo dite,ne festivale etj dhe tani thua se je persekutuar!
      Rrugac ke qene por socializmi te beri njeri dhe spiun te sigurimit qe spiunoje koleget e tu!
      Mos fol me se dime shume gjera per ty!

      1. U dhime duke qesh says:

        Frederik Ndoci ka qene dhe mbetet nje HALABAK me probleme mendore ? ? ?

  2. Beqar dhe i martuar says:

    Vetem nje artisti ka vdekur ne ate kohe,i pavdekshmi Sherif Merdani !
    Te vdisnje nje here ,ne ate kohe,nuk kishte te dyte,shkoje ne te semes !

  3. Pedro i ri says:

    Futja kot.
    Boshllek

  4. Shqiptarqiqi says:

    A ky paska shku per lesh peshku.
    Lesh pershesh me presh…
    Se shkodrani bani be
    Nuk ka rrejt qyshkur ka le
    .se shkodrani ka ba bes
    Nana tij asht krejt virgjenesh .
    Eh shkodran more shkodran
    Bythen can
    Carin ta han.
    ……
    Ca rrenash
    Edhe i “persekutu” Edhe e kan thrrit per me e vesh komunist!!!!
    Rrej o Noc se t erdhi dita
    Prej shqipnije n America…

  5. Paqesori says:

    Me vjen keq , por te them te drejten as e marr dot mundimin te lexoj kete njeri…nuk e di pse me duket i rreme i siperfaqshem i padinjitet dhe pak budalla me besim te tepruar te talenti i tij…Zot me fal.
    Me duket si dikush qe nuk le gjurme pas ngado qe shkel..ne Shqiperi apo ne Amerike…Ky eshte taman ha buke e ik !

  6. Sala says:

    Ky eshte budalla dhe karagjoz.

  7. Mrika says:

    Nuk ja vlen te komentosh. Njerez koti.

  8. njaci says:

    E njof mire Frederikun dhe them qe nuk qeka mire nga trute. Ky flet sikur njerzit nuk e njohin dhe ankohet shume me teler se ata qe u bene viketima ne diktature qe u internuan e u vrane. Rigut asnjehere nuk i eshte ndaluar skena dhe ekrani sepse ka qene kengetar i mire, por gjith jeten ka qene i degneneruar e jete. Nuk di sa gra dhe femije ka lene rrugeve etj etj. Mos u amko kot se do te vrasi Zoti. Nuk di gruan e fundit Alisen ke apo vazhdom aventura……

  9. Ana says:

    Paska rjedhur edhe Riku.

  10. Na myten karnat says:

    Riku fakti qe merresh akoma me histori te para 40 vjeteve te nje katundi si Shqiperia tregon se ti ne Hollywood nuk ben as per tu qire ne bythe jo me per filma

  11. historiani says:

    ” O Riku, hajde se filloi Elektriku ! ” – keshtu e tallnin dikur Frederik Ndocin ne Shkoder. Shume here, pas artistit apo kengetarit te vlefshem fshihet njeriu medioker dhe pa karakter. Edhe kjo interviste deshmon per nje njeri me nivel kulturor fare medioker dhe me karakter te deformuar. I intervistuari perpiqet ta paraqese veten si nje Skenderbe qe kane dashur ” ta vrasin ” dhjetera here por nuk kane mundur. Perrallat dhe genjeshtrat qe tregon jane olimpike. Mjafton te kujtosh qe pohon se ka qene ” i persekutuar ” gjate regjimit komunist dhe, megjithe kete, regjimi nuk e pengoi ne asnje aktivitet atistik dhe, madje – sipas pohimit te tij – deshti ta bente ” komunist ” e, kur ky fare burri, refuzoi, regjimi deshti ta burgoste por ” nuk mundi “. Nuk ka faj regjimi komunist pse ky xunxo bredhte poshte e perpjete neper bote dhe, pas regjimit komunist shkaterroi familjen e vet dhe perfundoi ashtu si perfundoi.

  12. Bambi says:

    Edhe keq me biografi, edhe ne institutin e larte te arteve, edhe zero talent, edhe i kane ndaluar krijimtarine artistike, dhe i kerkojne ta bejne antar partie dhe ky nuk pranon.
    Me nje fjale…te te rroje kosherja se bletet kane ikur me kohe.

    1. Edirama says:

      Ky urren cdo gje Shqipetare, cdo gje
      qe eshte dhe ka prejardhje muslimane. Ky
      ka pohuar se e ka nda ish gruan sepse
      na paska qene “lezbike” c’fre ofendimi i ben
      ish gruas mamasë se dy femijeve te vet. Ky eshte nje berllog, pleh, jashteqitje e Shkodres!

  13. perkthyesi says:

    Interesant! Asnjehere nuk me kane pelqyer kenget e tij, pasi zeri tingellon shume metalik, dhe me duket sikur me demton timpanin e veshit!

  14. juli says:

    Vdekja e ke 13. Gruaja jote te la me gisht ne bythe dhe shkoi e u martua me nje grua tjeter o pederast,

  15. HD says:

    Overdoze pordhesh.
    Kaq idiot dhe “antikomunist” sa qenke, i bie që komunistët paskan qenë ku e ku me tolerante, humanistë, se ty, që të kanë dhënë mundësinë të fluturosh sa nga teatri Migjeni në Kinostudio, sa nga salla e festivaleve kombëtare e deri tek ekranet e gjithë shqiptarëve.
    Kujt ja thua “vuajtjet ” e tua o vemje?! Shqiptarëve që punonin në miniera, ushtarakëve, mësuesve të fshatit, të përndjekurve burgjeve,të internuarve?!
    Ti o kerme, ishe pjesa me e qelbur e atij komunizmi që shan. I njëjti mut si Berisha.

  16. Tom says:

    Si ske turp qe genjen mer hajvan mut.

  17. Po , Po says:

    Nuk e lexova intervisten , sepse e njoh mire kete
    dordolec dhe vret kohen , kushdo qe merret me
    Ndocet dhe me gomare si F.Noka !

  18. Xeni Salisic says:

    Ca mut persekucioni flet ky hale. Ky ka qene i preferuar i rregjimit. Ne sa role ka lujt? Te ishte i persekutum kish vajt tek veni. Mashtrus

  19. mik says:

    Foli hakun, Frederik Ndoci ka zerin ma t’mire ne Shqiperi. Per te tjerat, shif e shkruj (gjithkush simbas logjikes se vet), por nje gje nuk e kuptoj : shumica e komentuesve flet me urrejtje dhe neveri per Frederik Ndocin !! Biles shkojn aq lerg, sa thone nuk ka talent !! Te thuash per F. Ndocin qe nuk ka talent, asht mediokritet.
    Asht e vertete qe nganjiher ai shfaq shenja pa-pjekurie, por gjithsesi, ai duhet te gjykohet si artist e vetem si artist, sepse vetem si i tille njihet. E duke u njohur si i tille, nga na doli njeri i keq, e kujt i ka ba keq ?

    1. Po , Po says:

      Shenja pa pjekurie = Shenja budallallepse !
      Ti besh avokatin budallajt = Te jesh si ai !

      1. mik says:

        Po, po
        E para : Un nuk po i baj avokat njeriu. E dyta : Ai nuk asht budalla me i ba avokat.
        Ai asht nje artist i kompletum por, ma mir shiko veten, mbasi nuk dukesh qe ke ndonje aftesi per gjykim, e prandaj merresh vetem me steriotipizim.
        Ne pergjigjen e komentit tim, komenton si nje analfabet. Ban demek se ke qen i mire ne ” matematik “.
        Ne komentin tjeter rreth F. Ndocit, prap nje koment bosh pa asnje mendim, e jo vetem profesional por, qofte edhe si dashamir i muzikes. Kur e quan edhe dordolec !! Shko pash Zoten e ndij ndonje muzik TALLAVA e mos na trano. Shija e muzikes tregon shume per personalitetin.

    2. eeeeej says:

      C’a thu mer debil! Askush nuk ka thene qe s’ka ze dhe talent, por te gjithe thone se eshte RROT CARI dhe debil mga trute, pasoje e se ciles jane gjithe idiotizmat qe thote ketu!
      Ndaj mjaft u vet-ferkove se na e shpife …

      1. mik says:

        Debili i Sat Ame. Per ate mendoj kur vet-ferkohem.

  20. Komediani says:

    Ky qenka bë i marre, po kush te angazhon ty ne kompozimin e muzikes per filma te Hollywoodit, keto jane ca psikopate, megallomane, mytomane tip Bleona Qereti qe kerkojne te genjejne publikun shqiptar duke iu rritur vlerat e vehtes me genjeshtra dhe mashtrime, ik Riku se je nje psikopat i dekompensuar, deri dje ishe i kompensuar

  21. Viktori says:

    C’paska ky more ky ishte gjithmone ne televisor ne kohen e enverit edhe pse se meritonte kenget e tij dhe interpretimet e tij nuk me kane pelqyer kurre passioni i tij per te kenduar recituar e ti bjere kitares ketu ku jetoj une quhet hobi jo talent profesionist as qe behet fjale por ne qofte se ky eshte i bindur qe eshte talent buon per lui ma ho dei dubbi

  22. Artan says:

    Une e respektoj si artist, sigurisht ca e pelqejne ca jo. Kam pas rastin te njof Frederikun ne nje mbremje shqiptaresh ne Cleveland Ohio. Ishte nga performuesit me te mire dhe korrekt qe kam pare, bashke me ish gruan.

    Problemi eshte kur i futet politikes e merret akoma me komunizmin, duket si Don Kishot. Merru me muzike leje komunizmin dhe bijte e komunisteve. Nuk ta kan fajin ata per problemet qe ke sot. Kur shikon mbrapa edhe mendon mbrapsht

  23. Astrit says:

    Të gjitha çfarë ka thënë janë të vërteta.
    Reiku ka zemër të madhe ,asnjiherë në NY ,s’ka ba pazar për Shqiptarët ,por sa kanë pas mundësi.
    Un vetë I jam borxhli.
    Në estradën e shkodrës i propozojnë për anëtar
    Partie, nuk pranon dhe mbas mbledhjes shkojnë në kafe të madhe ,në nji moment I afrohet Zef Deda dhe me lot në sy I thotë:kush je ti mor mut ,mos me pranu me u ba komunist dhe e mbërthen me duar në fyt.
    Këtë e din tan shkodra.
    Në një dasëm në shkodër ,me Sherif Merdanin ,sapo kishte dal nga burgu,(nëna dhe gruaja e Sherifit janë Shkodrane)e pyesin se kush është këngëtari më I mirë shqiptar i kohës,ai deklaron:Frederik Ndoci.
    Organizimi që Ai I ka ba funeralit të këngëtares së madhe Vlonjate Anita Bitri,asht shembulli ma I mirë që që të gjithë ju Po ta ndiqni ,do ndërroni mendim.
    Frederik: je ma I madhi.
    Edhe sot 60 vjeç ,I sfumon këto zagarukët e rinj.

    1. eeeeej says:

      Te gjithe debilet mendopjne si debili! Capish o cope mish ? ? ?

  24. laramani njengjyresh says:

    Ky asht nje idiot delirant i rrjedhun trush prej dekadash,nje laper e zoraxhi ordiner.
    Kulmi i te paburrit kur na numron vdekjet e tij e na tregon se ket te persekutuar paskan dasht ta
    bajne komunist e ky s paska pranu dhe qenka cu gjithe shteti ta arrestoj,po nuk e lejonte populli te prekej ky deficent drogaxhi qe s njef as familjen e vet,as femijet e vet.
    Bani mire qe publikoni intervista te tilla qe te vet-tregohet se cfar specje e vertete asht ai majmuni qe ngjitet ne skene duke u kacavarr dhe marr kambet nga droga.

  25. zorba says:

    Difektet e Komunizmit i dine e i kane pranuar te gjithe edhe ftederico tha disa gjera……
    Eshte nje kengetare qe zoti i ka dhene nje ze te bukur,artistet jane te “cmendur”jetojne ndryshe nga te rendomit e normalit per kete ne na duken ndryshe FREDERIC NDOCI ESHTE NJE ARTIST QE KENGET E TIJE DEGJOHEN EDHE SOT i uroj suksese e gjithe te mirat e i theme qe ne shqiperi ka shume njerez qe e duan

    1. Ec aty says:

      Edhe psikopatet jetojne ndryshe, ne pavionin 17! Por mbeten psikopate ?

  26. vathi says:

    nje cop rrugac ..si shume shkodran qe gjoja eshte persekutuar. me 12 vdekjet e leshit..vite me pare thrriste ne new York si gabel ter te shitur CD. ..kush e di sa gra ka marr ne qaf ky lloj “demokrati”..I shpifur..

  27. Tony says:

    I presikutum apo jo nuk di por si kengetar ju rrase k…..in te tanve.

  28. SHKODRANI says:

    Ik more bagel sarreqit!

  29. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Riku oshte shume i talentua,por fatkeqsisht ka rrjedhun nga trute e kaptine.
    Osht mendjemadh deri ne ekstrem,burr i shemetuar dhe grindaves i peshtirosun,POR me nje za brilant.dhe…..
    BYTHLEPIRES i Berishes

  30. Cukali says:

    Frederik Ndoci i rras carin krejt ktyre spiunave që komentojnë këtu.

    1. Ec aty says:

      E ke nga pervoja personale lale!? Sa ta ka rras ty mre ? ? ?

  31. Arjan says:

    Nga 12 “vdekjet “me ben pershtypje qe i paraprin fjala desh , o zoteri po te ishe vertet aq i persekutur nuk do ekzistonte fjala desh se do kishe ik qr ne fillim per lesh….

  32. Tomorri says:

    legen ishte gomar mbeti s ja vlen te merresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje