Plani ambicioz për "Unazën Ballkanike" i Greqisë, Serbisë, Bullgarisë e Rumanisë

9 Korrik 2018, 09:54Rajoni TEMA

Plani është ambicioz, dikush do të thoshte vizionar.

Megjithatë, në sesionin katër-ditor të Selanikut, kryeministrat Alexis Tsipras, Bojko Borisov i Bullgarisë, Viorica Dandilla e Rumanisë dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, u duken të vendosur për të ecur përpara. Mjafton të sigurojnë paratë.

Është “Unaza Ballkanike” që do të lidhë hekurudhat dhe autostradat, e këtyre vendeve nga Egjeu deri në Detin e Zi dhe në Adriatik, dhe do të ndryshojë peizazhin e transportit dhe lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dobi të ekonomive të popujve të rajonit.

Në këtë kontekst, portet e Selanikut, Kavallës, Aleksandropolis, atyre të Bullgarisë në Burgas dhe Varna, do të lidhen me hekurudhë.

Në të njëjtën kohë, boshti hekurudhor Selanik-Shkup-Beograd-Budapest po përmirësohet, ndërsa do të diskutohet ndërtimi i një linje moderne hekurudhore që lidh Serbinë dhe Rumaninë.

Trafiku ndërkombëtar në kanalin e Bosforit ishte dhe mbetet “makth” me orë të gjata dhe tarifat të larta të tranzitit.

Në perëndim, nga porti i Selanikut deri në përmirësimin e rrjetit ekzistues hekurudhor që lidh Egjeun dhe Mesdheun me tregjet e Europës Qendrore nëpërmjet Beogradit, Budapestit, Mynihut dhe porteve të Adriatikut të Veriut, pritet transportim më i shpejtë i mallrave nga Lindja në Evropën Qendrore dhe Veriore.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi në Selanik nevojën për të ndërtuar autostradën ndërkombëtare që do të lidhë Beogradin (pra aksin 10 i Selanikut) me Rumaninë dhe Austrinë në mënyrë që të krijojë “Egnatian Alpine” për transferimin produkteve nga Vjena në tregjet e Kaukazit.

Me këtë projekt në veriun e Ballkanit formohet rruga “unaza e Ballkanit”, brenda së cilës do të ketë autostrada më të vogla me specifikime moderne të ndërlidhura, por edhe me autostradën Egnatia në Greqi, atë të “Alpeve” dhe natyrisht Aleksandropolis- plazh dhe Rousse, në kufirin rumun-bullgar.

Fondet nga Bashkimi Europian tashmë janë duke u lëvruar për ndërtimin ose riparimin e rrjeteve të autostradave dhe hekurudhave, para po investohen edhe nga Rusia dhe Turqia, ndërsa Kina është gjithashtu në lojë duke investuar në infrastrukturën moderne për tranzitin dhe ruajtjen e miliona kontejnerëve në Europë përmes rrugëve më të shkurtra përmes porteve greke.

5 komente në “Plani ambicioz për “Unazën Ballkanike” i Greqisë, Serbisë, Bullgarisë e Rumanisë”

  1. Nuk quhet gabim orthografik, po .................. says:

    Presidenti serb aleksander vucic
    Krye parlamentari grek nikos voucis
    Pakujdesi , injorance , te pa afte apo shpikje alla- tema?! Kur thoni aleksander voucis ?

  2. Kritiku says:

    Tani e korigjuat , kontrolloini para se beni Ok

  3. uskania says:

    Po Shqiperia?

    1. Shqiperia edhe rruget me asfalt qe ka i ka mut fare, hekurudha ka per tu ndertuar kur ne shtetet e tjera do te perdoren dronet ne vend te makinave…….

  4. Illlyrian Emperor Constantine says:

    Nje mut i madh do behet, nuk e financon njeri kete unaze te panevojshme…. rruga adriatiko-joniane qe kalon nga kroacia drejt Shqiperise eshte e ardhmja qe lidhj ballkanin perendimor dhe europen qendrore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje