Nga Mira Kazhani
Në Jal ishte një diell djegagur dhe pikun e kalova në dhomë. Kur u ktheva, dallova prej së largu disa të rinj të ulur pothuajse në zonën e shezlongut tim.
Afrohem e qetë, se tek e fundit – thashë me vete – nuk janë nga ato fytyrat që u thërrasin skiftera, dhe kjo do ishte e tmerrshme dhe rrezikon të ta bëjë fundjavën si paraburgim me det.
Një grup të rinjsh, që nga bisedat janë ose në universitet ose në master. Nuk duken më shumë se 22-23-vjeçarë. Flasin një anglishte ujë dhe tema moskokëçarëse, por që reflektojnë një nivel mbi mesatar dhe parandiej që janë tipa dhjetash në shkollë, por siç ndodh me pushime, njerëzit i dorëzohen një lumturie që duket që nga temat e lehta dhe rregullat që thyhen: gjumi, ushqimi dhe stakimi me detyrat ndaj jetës.
-A mund ta di sa vjeç jeni?
-22 pak a shumë, të gjithë, më përgjigjet një djalë që zotëron një komunikim të mirë dhe nuk ngjan me dy djem të moshës së tij tre çadra më tutje, që mbajnë varëse floriri të trasha dhe sillen sikur janë 40 vjeç.
Por ata s’më interesojnë dhe përqendrohem tek grupi. Ky djali që më përgjigjet me edukatë, mësoj se studion në Angli.
Ndërkohë, një vajzë pak si topçe, me dhëmbët e bardhë akull, ka ardhur nga Amerika (më vonë mësova që studion atje) dhe diskuton me shoqet gjithë batuta të ëmbla për Shqipërinë, sepse sa herë vjen i duhet të jetë e kujdesshme me çfarë nxjerr nga goja, se jemi gati për keqinterpretim. Nuk ia kujtoj dot emrin, por ishte plot karakter dhe bisedat e shokëve përbri çadrës nisa t’i përgjoj me kënaqësinë që të jep një libër i mirë, madje ky edhe më i vlefshëm.
Jam gjithmonë kurioze të di se si janë të rinjtë e sotëm, çfarë thonë ata, çfarë ëndërrojnë dhe sidomos si jetojnë.
Po, ata pëlqenin të pinin pak xhin dhe vodka në mbrëmje. I dëgjoja që mezi prisnin për një gotë të mirë në darkë. Ishin të mezipritur për këtë fundjavë. Siç thoshin dhe vetë, pas provimeve të duket sikur del nga një jetë e futesh në tjetrën.
Janë plot adrenalinë dhe më pëlqen që nuk janë tipa të mërzitshëm; edhe të shkollës, edhe të qejfit! Çdo gjë në kohën e vet.
Gjatë gjithë kohës binte telefoni i ndonjërit. Ishte ose një grup tjetër, ose një shoqe me emra si Bora, Ada etj, që udhëtonin ndërkaq drejt jugut për t’iu bashkuar grupit.
Erdhi një një afrikane, e cila ishte në fakt britanike dhe shoqe e njërës prej shqiptareve që studionte atje. Dy francezë, motër e vëlla, gjithashtu ishin bërë pjesë e fundjavës në Jugun shqiptar prej miqësive me dy nga të rinjtë.
Ines është një studente në Pragë për International Security, dhe me të bëra një copë bisedë.
-Jeni tipa dhjetash apo më duket mua?
Inesi qesh, rrotullon sytë nga të gjithë dhe më thotë “po”.
-Po këta të huajt, i keni sjellë ju?
-Po, janë miq me disa prej nesh dhe i kemi ftuar të shohin Jugun e Shqipërisë.
– Ku do punosh ti me këtë shkollën që po bën? Në NATO, në Ministrinë e Jashtme? Do ktheheni në Shqipëri?
-Atë duam. Në mos, në Europë.
-Po një ditë ne do jemi edhe Europa, i them.
– Po ne atë shpresojmë, po është komplekse shumë.
Duhet ta duam të gjithë, thotë Inesi!
Dhe e pashë që po kishte dëshirë të pushonte pak nën rrezet e ngrohta të buzëperëndimit dhe preferova të mos fus më shumë hundët në çadrën e të rinjve, të cilët rrezatonin pamjen e pushimeve prej vërteti: atë që rrallë e sheh në Jugun tonë, mbushur me skiftera jo rrallë herë.
Pak përshkrim: Në det tani po lahen francezët, britanikja me ADN afrikane fol e qesh me vajzat shqiptare, një tjetër sapo porositi kokteje dhe birra.
Asnjëri nuk duket që të ketë një histori dashurie në mes. Janë dukshëm vetëm shokë të vjetër klase dhe mendoj se përbri çadrës sime është Shqipëria në Europë.
Kaq afër, kaq e thjeshtë, me një anglishte si shpirt, me disa fytyra pa tualet, pa thonj të gjatë akriliku, me veshje të bukura si në Pinterest, që po tokin gotat e tyre.
Britaniko-afrikania po përdredh belin teksa dëgjon muzikë në sfond , dy shoqe të sapo-ritakuara po përqafohen me mall, një tjetër po shijon një birrë të ftohtë.
Janë aq të mirë, sa të bëjnë të besosh se Europën po e sjellin avash- avash ata që s’i njeh askush, por që me sjelljen e tyre janë kartolina e Europës shqiptare!(Tiranapost)
Pirdh me goj
E pirdh me pidh
N maj
Qershor
A n mujin prill
Me kete gjuhe te kane rritur ne familje,o mashkull,se burr s’te quan kush?! …Idiot i teri…
Kjo ne cdo hartim, na i shpik nja dy-tre fjale te reja.
Duhet ta lodhim trurin e “te shpikim”,ne vend qe te perdorim fjalet e te tjereve pa e vrare mendjen.Nuk do te na i shpikin te huajt fjalet ne shqip,duhet te jemi ne vete,ashtu siç ishin paraardhesit tane qe shpiken e na lane trashegim shqipen e bekuar. Fatkeqesisht ne dashurojme sot me shume gjuhet e huaja perpara shqipes,dhe perdorim shume fjale e shprehje qe mund te evitohen,ndersa na vritet veshi (i pamesuar)kur degjojme ndonje(se paku perpjekje) fjale a shprehje ne shqip.Nuk kemi pse tallemi me Miren,ajo duhet admiruar per ate qe ben .
Turp te te vij karderoj.
Ka lezet keshtu me te rinj te mesuar e me kulture. Sa i perket rinise tone, jo vetem qe dine vetem 17 fjale, por ne dhjete prej tyre 9 i kane fjale te ndyra… Mjere ku po shkojme. Si te jete rinia sot do te jete atdheu neser.
Po ne haremin veror te Jales ku trajnohen militantet me 8 vjecare te lesheliqise qe pastaj behen drejtora dhe blejne diplomen tek kristali dhe harrojne fare qe u duhet dhe e mesmja per dokumenta , por kur ke tepsine nuk prish pune asgje , kjo eshte cizme paricka qe ngriti kampin veror me te turpshem ne bote qe populli e quan me plot te drejte haremi veror i Jales,,,,,,,
O cope hajdari, shko shetit pak ne europe ne mesdhe she dhiko cfare behet ne vere dhe neper kampe atje,,, orgjira dhe qelbesirlek pa fund, Jala eshte asgje ne krahasim se cfare ndodh neper mesdhe ne europe ne keto 40 vitet e fundit
Paske qene me fat,se zakonisht ne jale vine misionaret e “politikanes e politikanit” momika kokomadhi e idhjer kromi osé idhjer gurorja , te cileve nuk ju mungon kosi e qumeshti lifra.
Kane mbaruar me mijra ne perendim nuk ka nevoje ti presim te mbarojne qeveria duhet ti therrase ne administrate
O Shabeeee !!!!!! nga eksperienca ime personale ata qe kane studiuar jashte as nuk i lejojne te hyjene ne koridoret e zyrave te shetit. Ato jane uzurpuar nga nipa e mbesa, kushurinje, dojo e teze deri ne 8 brez te diplomuar tek kristaaaaaaaaaaliiiiiiiii. Ata te qendrojne atje ku jane dhe uroj te mos i shikojne me kete toke te mallkuar.
Ke bere nje reportazh shume te bukur Mira.
Te lumte Kazhani!
Por:
Duhen perkrahur nga shteti qe te zene pozicionet e duhura per ti sherbyer ketij vendi hisorik, por te kqtrajtuar edhe sot nga Europa qe shquhet per me shume mendjemadhesi dhe mosperfillje, se sa per mend.
Europe ka rdhur sipask kesaj injorantesh, sepse paska ardhur nje pederast francez me motren e tij, nje obeze amerikane dhe nje zezake nga anglia qe perdrihet, brabo!!
Duket shume e bukur skena (apo imagjinata e Kazhanit) per te qene e vertete..
Nje reportazh mbreslenes jo vetem per ngamenyra e te shkruarit por nga vertetesia qe ,cuditshem, ata qe jane anti realitetit, nuk e pranojne. Kjo eshte jeta normale. Ky eshte realiteti, e pergjithshmja sot dhe jo nje ngjarje spontane, agresiviteti politik qe mendje te semura e marin si gure “prove” per te shprehur ate qe gjithmon ne keto vite flitet me termat “shqiperia nuk behet”.
Realiteti? Realiteti eshte papunesia, ose me keq akoma punesimi i dioteve me diploma te blera…..se keta qe mbarojne jashte vetem nese kane nga ndonje mik te forte arrijne te futen ne administrate, siç pretendon gazeatarja qe jeton ne boten e çudirave.
Realiteti eshte 1 i vrare dhe tre te plagosur para pak ditesh, shpesh here vetem per nje pse me sheh…..Realiteti eshte zero sherbim shendetsor apo sherbime minimale, mos e dhente zoti qe keta “turistet modern” te kene ndonje problem shendetsor aty ku ndodhen.
Realiteti eshte mjerimi qe ka kapluar familjet shqiptare nga varferia, nga papunsia apo nga punesimi me paga skandaloze. Realiteti eshte ai kamarieri me page mnimale qe atyre francezeve i ka sherbyer ato birrat. Realiteti eshte tkurrja perdite e ketij vendi nga popullsia, dhe brain drain!
Realiteti jane shiftìrat e Komisionit Europian ku 34% e familjeve Shqiptare kanë veshtirsi ne pagesen e nevojave bazike, fatures se ujit dhe ditave; kundrejt 20% te familjeve kosovare dhe 21% te familjeve serbe.
Realiteti jane monopolet dhe PPP qe po shkaterrojne klasen mesme te ketij vendi……Ja ky eshte realiteti! Jo perrallat e kesaj gazetareje te shitur!
Duket shume e bukur skena (apo imagjinata e Kazhanit) per te qene e vertete..
Nje vrejtje te vogel ortografike per Miren:
Jala eshte gjinia femerore dhe shkruhet, “ne Jale” (me e ne fund sipas drejtshkrimit)
Ne fakt eshte Jali ne te shquaren.
Quhet Gjiri i Jalit. Jo Jala, as Jalës…
Të them të drejtën shkrimi më pëlqeu dhe thashë po lexoj komentet nga kurioziteti për të ditur së çfarë përshtypje u kishte lënë lexuesve të tjerë…por ç’të lexosh? Nuk e di përse duhet të jemi kaq të ashpër e “gojë ndyrë” si disa komentues këtu më sipër. Çdo njeri ka të drejtë të thotë mendimin e tij por pa fyer të tjerët. Do të ishte mirë që komentet të kontrolloheshin dhe seleksionoheshin përpara se te botoheshin por siç duhet gazetat kanë hall se humbasin klikimet ?
Mira bravo! Jo vetem ne plazh ka njerez sic ju i pershkruani. Po hajde ta kuptojme vleren e kultures. Mgjse nje shqiptar I ditur ka thene se: nje gram mend vlen me shume se nje ton ari.
Shume bukur Mira je vertet gazetare
AH TI JE AJER KOMPLET…
Mos ja fut kot, ose mos ja ha hakun haremit veror te Jales. Nga ai harem kane dale gjithe sharebajgat e Lesheliqise, qe sot jane bere deputete dhe japin mend per arsimin pavaresisht se i kane akoma buzet me qumesht, ne cilin vend te botes mund te beshesh deputete 18 vjece , vecse ne shqiperi dhe vetem pasi te kesh bere trajnimin special tek haremi vereor i Jales, ky harem eshte paradhoma per ato qe duan te behen deputete, sepse me ate trajnim special nuk ka nevoje as per arsimin e larte, ketu militantet mesojne se si te grumbullojne per nje vend pune te ofruar nga lesheliqia gjithe votat e fisit perndryshe shpejt te flakin ne rruge dhe prandaj u quajt lesheliqija particka e punesimit te injoranteve,,,,
Bravo Mira nje shkrim inkurajues per kulturen e brezit te ri si e ardhmja e vendit ne kundershti me edukaten e kulturen e ndonje shpellari si ai qe shkruan me siper me pseudonimim karderoj
Beautiful
Nhe falenderitm te zemres Mira Kazhani. Shkrimi ka shume miresi e vlera edukative per shoqerine tone ,e vecanerisht RININE tone te mbrekulluesme, sigurisht per ata qe studiojne ,e lodhen mbi libra.E kuptova drejt shkrimin dhe e vleresoj ndryshe nga keta qe shajne.
Po na thuaj pak moj Mira që vetëm e mirë nuk je. Kur dëgjove këta,nuk të erdhi turp për veten. Se këta te shkolluar e të kulturuar,ty nuk të erdhi turp e gjynah për veten që ke që kur ke lindur e tani që po shkon 50 që ke jetuar duke kurvëruar me shkrime,me mendje e me trup.
Po ik moj aman mos shit moral e dëngla ti se nuk ka b….të rrijë
Po mi mira por perqindja me e madhe e atyre qe e lexojne jane skiftera per vete ,sidomod ai i pari
Sa komplex popull jemi(ne negativ), …..bravo zonja gazetare, te rinj si keta ka plot por bie ne sy plerat si gjithmone te ne,,,boll te lexosh ca komente..
TANI IMAGJINO ATO CUPAT E LSI-SE :)))))
Braqvo Mira! Je vetepunesuar si edukatore morali ne plazhin e Jalit.Ka probleme edukimi rinia e sotme.Ku po shkon rinia e sotme???Po siper tyre vigjelon nje gjeraqine.
Të rinj që vijnë nga jashtë? Këta duhet të shkojnë direkt në zyrat e PD dhe të Rilindjes dhe të anëtarësohen në parti. Pastaj, grupi i antarsuar në PD, nën udhëheqjen e Mulit dhe të Strazos të shkojnë,para Teatrit dhe të përleshen me ata të regjistruar në PS të udhëhequr nga Taulant Balla, të cilët duan ta prishin teatrin. Kjo është rruga e suksesit, në duan të bëjnë përpara në këtë vënd. Kurse këta paskan shkuar në Jalë për pushime!!! Hajde mëndje, hajde! Pse, si kujtojnë këta, të rinjtë e LSI shkojnë për pushime në Jalë? Jo, or jo! Ata heqin të zitë e ullirit atje për tu stërvitur për betejat që i presin…..
Mira Kazhani, te falenderoj per kete pershkrim te ngrohte me te rinj, qe kane nje enderr per Shqiperine dhe Europen…
Nga te gjithe komentet do te vleresoja ate, qe thote se keni qene me fat per pushimet ne Jale dhe ”gjitonet” tuaj kane qene keta te rinj dhe jo turma pa tru militantesh te lsi…
Ca gojeshthurur , te cilet vetem sa kane mesuar ABC-ene, fatkeqesisht do bejne ate, qe dine, ose ate qe u thone te tjeret. Ata vetem dine te shajne e percmojne punen e mire te tjetrit. Edukata dhe niveli kulturor jane per te ardhur keq, ose me mire te themi mizerabel!
Njerezit e formuar nuk bien ne nivelin e tyre, nuk merren me ata, por shkojne perpara…
Faleminderit edhe nje here!
Ne pritje per te lexuar shkrime te tjere,
Cen Durim’adhi