Rama e Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

10 Korrik 2018, 22:30Politika TEMA

“Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Kështu janë shprehur dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës.

Në postim në faqen e Twitterit të Kryeministrisë thuhet se “dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme”.

“Ndonëse ka endë çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në postimin e Kryeministrisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje