Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Japoni, 155 të vdekur e dhjetra te plagosur

10 Korrik 2018, 15:59Bota TEMA

Të paktën 155 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që u shkaktuan nga shiu i rrëmbyer që përfshiu Japoninë perëndimore.

Ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka parë në më shumë se tre dekada.

Ekipet e shpëtimit tani po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, pasi dhjetra të tjerë rezultojnë ende të humbur.

Rreth dy milionë njerëz janë evakuuar nga rajoni, pasi lumenjtë dolën nga shtrati.

“I kam thënë familjes sime që të përgatiten për më të keqen”, tha 38-vjeçari Kosuke Kiyohara, e cila nuk ka dëgjuar asnjë lajm nga motra e tij dhe dy djemtë, për AFP.

Kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit për t’u marrë me krizën e përmbytjeve.

Paralajmërimet e përmbytjeve janë ende në fuqi për disa nga zonat më të goditura, përfshirë prefekturën e Okayama.

Por moti pritet që të rregullohet gjatë ditëve të ardhshme duke ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.

Autoritetet kanë hapur sallat e shkollave dhe gjimnazeve për ata që janë zhvendosur nga reshjet.

Mbetet ende një rrezik i rrëshqitjeve të dheut, në kodra pasi mund të shembet nga shirat e dendura, shkruan BBC.

Më shumë se 70,000 punonjës të shpëtimit, përfshirë shërbimin e zjarrit dhe ushtrinë, janë të përfshirë në përpjekjet për ndihmë. (TemA TV)

1 komente në “Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Japoni, 155 të vdekur e dhjetra te plagosur”

  1. Dash says:

    E ka fajin Rama dhe qeveria e korrupsionit……ops Japoni jo jo jo jo……sidoqofte me vjen keq per kete popull te forte dhe te disiplinuar,pikerisht te disiplinuar ,ate qe skemi ne, qe presim vetem nga te tjeret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje