Kryeministri çek, Andrej Babis, ka firmosur një marrëveshje për të ndarë pushtetin me Partinë Komuniste. Kjo do të thotë rikthim i komunistëve në pushtet për herë të parë që prej rënies së bllokut të Bashkimit Sovjetik.
Marrëveshja e firmosur parashikon që partia e majtë të mbështesë koalicionin qeveritar të drejtuar nga Babis në votëbesimin e së mërkurës në Parlament.
ANO, partia e qendrës e kryeministrit Babis, i fitoi zgjedhjet vitin e kaluar.
Shumë prej partive politike çeke e kanë refuzuar bashkëpunimin me partinë antiestablishment, ndërsa kreu i saj, Babis, një miliarder i ardhur nga biznesi, akuzohet për mashtrim me taksat.
ANO arriti një marrëveshje koalicioni me socialdemokratët e majtë, por pavarësisht kësaj, nuk mundi të siguronte shumicën në Parlament dhe u detyrua t’i shtrinte dorën e bashkëpunimit Partisë Komuniste.
Babis fitoi mbështetjen e partisë së tij pasi pranoi kërkesën për kompensimin e taksave që kishat marrin për pronat e sekuestruara gjatë regjimit komunist në vend.
Bashkëpunimi me komunistët ka shkaktuar zemërim te shumë çekë. Shumë prej tyre kanë protestuar kundër kësaj aleance.
Partia Komuniste Çeke mban linjën e ashpër, ndryshe nga shumë parti të tjera komuniste evropiane, të cilat janë rreshtuar në krahun e së majtës së zakonshme vitet e fundit.
Partia Komuniste Çeke është anti-NATO dhe kundërshton me forcë çdo vendosje të trupave çeke jashtë vendit, duke përfshirë vendet e Balltikut dhe Poloninë si pjesë e misioneve të NATO-s.
Ajo gjithashtu mban lidhje të ngushta me partitë komuniste në Kubë, Korenë e Veriut dhe Kinë. (TemA TV)
Filloi numerimi mbrapsht ? ? ? Hapa te vegjel qe do sjellin ndryshimin e madh!
Ri-ardhja e komunisteve ne pushtet ne Shqiperi,do jete nje dite e madhe hisrorike e fitores popullore, e gjithe kombit shqiptar!