Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të shtyjë mbledhjen në Komisionin e Ligjeve që parashikuar që në orën 11.00 në të cilën do të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend.
Në letrën dërguar Ruçit, Spaho dhe Vasili i rendisin 4 shkelje të neneve të Rregullores nëse kjo mbledhje zhvillohet sot.
Kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz.
Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit.
Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.
Sipas tyre, shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve është parashikuar të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend, ai i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonaj. (TemA)
Nuk kane kohe te lexojne materialin se jane te gjithe ne nxitim e siper per te shkuar me haremin veror te Jales ku sivjet ka trajnime speciale. Do marin pjese te gjithe naziskinet e mamurrasit nen drejtimin e gabelit Belind kerrici si dhe sharebajgat e lesheliqise te drejtuara nga shpifarakja Floida kerpaci , per tu pregaditur per betejat e medha politike te shtatorit, oh pika qe s’ju bie , keni mare fund jeni bere si bashkimet profesionale te kohes se hoxhes,,,,,
po plaku i pjerdhur Spaho pse eshte kaq nervoz apo ka mare vesh qe Edi rama eshte pritur shume mire ne Londer nga Kancelarja Merkel dhe natyrshem ky eshte veprim per tu denuar se nuk i eshte mare dora Spahos dhe Cilit te lesheliqise,,,,