Samiti i NATO-s: Rama dhe Bushati me tren nga Londra drejt Brukselit

11 Korrik 2018, 11:39Politika TEMA
Samiti i NATO-s: Rama dhe Bushati me tren nga Londra drejt Brukselit

Shefat e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot në samitin dyditor në Bruksel.

Pas përfundimit të Samitit të Londrës, kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Europën dhe Punët  e Jashtme Ditmir Bushati janë nisur menjëherë drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë Samit.

Përmes një fotoje të publikuar në faqen zyrtare te Qeverisë Shqiptare, Rama dhe Bushati shihen teksa udhetojnë me tren drejt Brukselit.

“Rrugës për Samitin e NATO-s në Bruksel, pas një dite produktive në Samitin e Londrës”-shkruhet në foton e publikuar.

Në agjendën e samitit do të jetë forcimi i aftësisë për mbrojtje, projektimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmi dhe bashkëpunimi më i fortë me Bashkësinë Evropiane. (TemA)

1 komente në “Samiti i NATO-s: Rama dhe Bushati me tren nga Londra drejt Brukselit”

  1. xixa says:

    O EDO RUAJU SE NE TE ZENTE NDONJE SHQIPTAR TE FUTI NDONJE QESE NE XHEP E TE NDALOJN, OSE TE MARRIN BANKOMATIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje