Për presidentin amerikan, takimi me Vladimir Putin rrezikon ta vendosë para një përplasjeje me kundërshtarët në vendin e tij, por edhe me aleatët jashtë vendit.
Ndërsa për presidentin rus, fakti që takimi po zhvillohet është tashmë një fitore gjeopolitike.
Ndërsa pakkush pret ndonjë arritje të madhe në këtë takim, nga Moska samiti shihet si njohje e fuqisë së Moskës dhe pranim nga ana e SHBA-ve, se interesat e saj duhet të merren në konsideratë.
“Fakti se një takim Trump-Putin po ndodh thotë vetëm një gjë: pavarësisht histerisë së tyre, SHBA-të nuk janë të afta ta izolojnë apo ta injorojnë Rusinë”, thotë Alexei Pushkov, senator nga radhët e partisë qeverisëse Rusia e Bashkuar.
“Uashingtonin iu desh shumë kohë ta pranonte, por më në fund ia doli”, shton ai. (TemA TV)