Pisllëku i Armando Dukës me të drejtën televizive të Superligës, përjashton RTSH-në: Shqiptarët duhet të paguajnë për platformën e tij, që të shohin ndeshjet

12 Korrik 2018, 20:08Sport TEMA

Armand Duka ka vendosur që të lërë shqiptarët pa parë Superligën shqiptare.

Këtë sezon, RTSH është përjashtuar nga Duka, për të transmetuar të paktën një ndeshje të Superligës, siç ka ndodhur këto vite.

Tashmë ata që duan të shohin kampionatin shqiptar, duhet të paguajnë për platformën ku është aksioner Armand Duka, pasi është e vetmja që transmeton ndeshjet e Superligës.

Reagimi i RTSH-së

Edhe një herë, për të fundit herë…

RTSH informon publikun në lidhje me të drejtën televizive të Kategorise Superiore për sezonet 2018-2022.

RTSH ka marrë pjesë në tenderin e të drejtave TV që FSHF ka shpallur ne muajin Prill të këtij viti duke ofertuar vetëm për paketën B të parashtruar në këtë tender. Paketa B e hedhur në treg nga FSHF për eventin në fjalë, kishte të bënte me transmetimin e një ndeshjeje në javë pa pagesë, jo ekskluzive dhe pikërisht për këtë paketë ofertoi edhe RTSH, duke dhënë një shifër të barabartë që jep për ndeshjet e kompeticioneve të tilla si: Europa League, apo European Qualifiers (transmetimet “free”).

RTSH nuk u shpall fituese në këtë paketë B që konkurroi dhe nuk ka deklaruar kurrë se ka dhënë një ofertë më të madhe…

Edhe pse FSHF-së ju deshën dy muaj kohë për të shpallur fituesin e një tenderi me dy ofertues, edhe pse FSHF duhet të sqarojë publikun se kush është përfituesi i paketës B të tenderit, një pikëpyetje e madhe mbetet:

PËRSE FSHF parashton në një tender një paketë të cilën nuk ka ndërmend ta shesë?!?! FSHF-në nuk e ndalon askush të bëj një tender për transmetimet “PAY” (me pagesë) dhe mos të bëj SHOW duke u përpjekur më së koti të tregoj se po luan “FAIR”.

RTSH nuk mund te konkuroj (ende) në një tender të drejtash për transmetime me pagesë..

FSHF më së paku duhet të publikojë shifrën e shitjes të të drejtave televizive që është një detyrim ligjor i saj, jo vetëm për të derdhur në buxhetin e shtetit 10% të vlerës (neni 32  i LIGJIT Nr. 79/2017 PER SPORTIN, Neni 36, pika 2), por edhe për të qënë transparente me klubet, për të cilat FSHF merakoset kaq shumë…

RTSH nuk ka ndërmend të merret me ligjshmërinë e një vendimi apo të organeve që kanë firmosur këtë kontratë të drejtash televizive (nëse janë apo jo të regjistruara në organet e drejtësisë), por do të vazhdojë përpjekjet për ta siguruar këtë të drejtë televizive. Informojmë publikun që SHQIPERIA është nga rastet e ralla në Botë që: Kupën e Republikës, apo Superkupën e vet,  e transmeton me pagesë…!

RTSH ka blerë çdo të drejtë televizive sportive që administrohen nga FIFA dhe UEFA duke patur mardhënie të shkëlqyera me ta dhe ndjen keqardhje që nuk ndan të njejtat mardhënie me FSHF (ka 2 sezone resht që RTSH nuk e blen dot të drejtën TV të Kategorisë Superiore në FSHF), edhe pse ka ndihmuar si askush në promovimin e të gjitha aktiviteteve të organizuara nga ky institucion: Kategorisë Superiore (15 vjet resht që e transmeton), Kategorisë se Pare (te vetmit në treg që ofertojmë dhe blejme të drejtat televizive të nje kategorie modeste), Kategorisë Superiore per moshat U19, U17, ndeshjet zyrtare dhe miqësore të gjithë përfaqsueseve të moshave femra dhe meshkuj… Të gjitha këto, kosto të RTSH, me qëllimin e vetëm; edukimin e publikut me aktivitet sportiv, informimin e tij për veprimtaritë futbollistike.

Kërkojmë ndjesë publike që prishim atmosferën e një BOTËRORI spektakolar, jehona dhe mesazhi i të cilit shijohet pa pagesë jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Botën, dhe ndoshta kjo ka qënë arsyeja pse cilësohemi “zhurmues”…

FIFA ka një moto të shenjtë…: FOOTBALL FOR ALL…!

Por kjo është FIFA…

RTSH ju uron shikim të këndshëm të:

FIFA WORLD CUP 2018, 2022

FIFA WORLD CUP CLUBS 2018- 2021

UEFA EUROPA LEAGUE 2018-2021

UEFA EUROPEAN CHAMPIONSHIP 2020

NATIONS LEAGUE 2018,2020 (ndeshjet e SHQIPËRISË)

EUROPEAN QUALIFIERS 2019, 2021 (ndeshjet e SHQIPËRISË)

WIMBLEDON 2018-2020

FORMULA 1 2018-2020

MOTO GP 2018-2021

EUROLEAGUE 2018-2021

(TemA)

15 komente në “Pisllëku i Armando Dukës me të drejtën televizive të Superligës, përjashton RTSH-në: Shqiptarët duhet të paguajnë për platformën e tij, që të shohin ndeshjet”

  1. Kritizeri says:

    As s’më intereson fare kampionati shqiptar ku e vendos Duka kush fiton e kush humbet.Pastaj dalin në Europë e poshtërohen këta legenat.

    1. korçari says:

      Mafiozi Duka po e shton zullumin çdo dite dhe sugjeroj qe te ndiqet penalisht per konflikt interesi pasi ja ka dhene tenderin firmes ku ai eshte aksioner dhe njekohesisht shef i FSHF.Po afron fundi i qelbesirave …

  2. Arbeni says:

    Na plasi bytha per te pare ato ndeshjen te cilat nuk ka deshire askush t’i shohe,per vet nivelin e ulet te kampionatit shqipetar te futbollit.Le ti shohe vet Armando legeni.Ato palo ndeshje që ne te shumten e rasteve jane me stadiume bosh nuk I plas askujt t’i shohe.Armandos do t’i japim mut te haje.

  3. Arbeni says:

    Na plasi bytha per te pare ato ndeshjen te cilat nuk ka deshire askush t’i shohe,per vet nivelin e ulet te kampionatit shqipetar te futbollit.Le ti shohe vet Armando legeni.Ato palo ndeshje që ne te shumten e rasteve jane me stadiume bosh nuk I plas askujt t’i shohe.Armandos do t’i japim mut te haje.
    Mero te qifsha te tem edhe ty,sepse une nuk kam shkruar asnjehere per Armando legenin.

  4. NNP says:

    Qente udheheqin karvanin e tallin by… me miletin,se kane aleat shtetin.

  5. fatjoni says:

    ne cilin vend te botes shikohet kampionati ne kanale free?
    gazetar kot

    1. Majk says:

      ZvicerRsi 1 dhe Rsi2Informohu njehere e pastaj shkruaj

      1. ben says:

        Majk
        Javes tjeter sapo te arijme standartet e zvizeres do bejeme nje proteste te madhe kunder kesaj padrejtesie te madhe kombetare.
        Pse jetojme ne nje vend kaq qesharak ku televizioni kombetar shqetesohet kaq shume per ca ndeshje legene qe nuk i shef njeri
        Dhe nuk shqetesohet per miliarda euro qe shqiptareve jua grabisin cdo vit.
        Pastaj ka edhe gjeni qe krahasojne zviceren me shqiperine nderkohe qe edhe afganistani nuk pranòn me te krahasohet me ne.
        Vari lesht
        Jemi vendi dhe populli me qesharak ne bote.

  6. Granit says:

    Ky fytyre mafioze ben cfare te doje,……. por jam i sigurte se kryepalla ,me fal kryeministri Edi Rama nuk din gje se cfare ndodh ketu ne SHqiperi,si edhe me kryelegen qe evenimente te tilla boterore duan dhe e rjepin kete popull te mallkuar ne shekull……………..oh sa keq,……….

  7. Ardi says:

    Ca ti besh fatjon kshu e di ai

  8. Xhipja says:

    Mungesa e shtetit drejtesise policise dhe.edukates bejne qe keta legena te vjedhin pasurohen dhe te kujtojne se tallen me shqiptaret.Pse nuk meriton ky birbo dhe e ka hallall nje kunderveprim energjik te nje kryeministri si para 50 vjetesh.Tja shlyente taksapaguesve borxhin duke pastruat halete e burgut deri sa te merxitej.

  9. Aldo says:

    Tvsh mos harxho leke kot per kampionatin shqiptar…. Jepi dukes ate qe eshte e dukes pffff

  10. Kellira mediatike says:

    Mos harroni perlen urbane, pisllekun 200 miljonesh te teatrit.

  11. Gara e ndershme says:

    Nuk eshte vetem ky dhe aq me teper nuk eshte problemi me i madh qe ka futbolli shqipetar.
    Edhe Champions League eshte me pagese por diten qe ka ndeshje te gjithe sport-bar jane plot me njerez. Pse? Sepse aty ka gare te ndershme ose te pakten perpiqen ta mbajne larg nga trukimet.
    Po ketu? Cfare vlere ka gara ne kampionatin shqiptar? Kush e ka vrare garen? Sigurisht qe DUKA & Co, bashke me ata qe e zgjedhin e perkrahin dhe nuk levizin asnje leve per ta hedhur poshte kete batakci.
    Ky eshte problemi, dhe jo ne cilin ekran do shfaqet maskarada “Duka & Co”.

  12. perkthyesi says:

    Flitet shume nga komentatoret sportive gjate ndeshjeve, se po shohim ndeshje “Free””! More, ato para te permuajshme, pse i paguajme, se une te pakten di mire, se askujt nuk i kam borxhe? Deomos duhet te na shpjegojne kete marrezi! Ndeshjet e kampionatit shqiptar, pavaresisht se sa nivel kane, (e dime te gjithe qe jane poshte nivelit amator), duhet te na transmetohen pa nje e pa dy, perndryshe, te bojkotohet pagesa per kete stacion televiziv! Mendoj se rruge tjeter nuk ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje