Ky Botëror "do flasi shqip": Pas Era Istrefit edhe Arilena Ara në "Rusi 2018"

12 Korrik 2018, 14:19Sport TEMA
Ky Botëror "do flasi shqip": Pas Era Istrefit edhe Arilena Ara

Ditën e djeshme, Era Istrefi konfirmoi pjesëmarrjen e saj në ndeshjen finale të kupës së botës ku do të këndojë përkrah  Will Smith dhe Nicky Jam.

Por ndërkohë që të gjithë jemi duke pritur performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrahë Erës.

Arilena Ara, është shndërruar në një nga këngëtaret që ka “vjedhur” zemrën e publikut rus dhe nëpërmjet postimit  të saj në  Instagram, ajo ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018.

Kjo ishte vërtet një befasi e bukur.

 

2 komente në “Ky Botëror “do flasi shqip”: Pas Era Istrefit edhe Arilena Ara në “Rusi 2018””

  1. AI says:

    U bete me keq se politikanet per icik fame o te mbaruar po mos na merrni erzin ne popullit te pakten me kete inferioritetin tuaj te shpifur!!

    Shqiperia as nuk morri pjese ne boteror se skuadra e Shqiperise ishte vari karin. Shume larg parametrave e nivelit qe duhet per te qene ne boteror. KY ESHTE FAKT!! po keni bythe beni dicka per kete. Bejini publike pislliqet ne federate, denonconi vjedhjet e padrejtesite qe u behen talenteve vetem sepse ata nuk kane perkrahje e leke qe te paguajne barkderrat e federates, Denonconi kushtet mizerabel qe lojtaret sterviten. Denonconi e beni gjithshka mundeni qe Shqiperia te kete nje skuader dinjitoze…qe neser te beni tifo per te!!! Ai Kreshniku si kar me syze duket po sot reagimin e kishte te drejte. ne Shqiptaret jemi aq pertoke sa qe bejme tifo per kedo vetem e vetem qe te ndjehemi pjese e dickaje qe per hir te vertetes as nuk na takon. Zgjohu Shqipe! Hap syte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje